Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 29 dhjetor?


Albert Pike Statue in Washington D.C.
Albert Pike Statue in Washington D.C.
1809 - Në Boston lindi Albert Pike, studiues i feve, qytetërimeve dhe filozofive të botës - gjithmonë i etur për njohuri, me bibliotekë personale tepër të pasur, e cila ruhet sot në Shtëpinë e Tempullit Scottish Rite në Uashington, DC. Libri "Morals and Dogma" është vepra e tij kryesore mbi studimin krahasues të besimeve fetare. Në rreth 800 faqe, Pajk shpjegon se çfarë kanë besuar kulturat e lashta dhe si kanë ndikuar ato besimin dhe moralin e sotëm. Albert Pike ishte jurist, ushtarak, shkrimtar; në luftën civile amerikane u rendit kundër bashkimit; u shpall tradhtar, u amnistua nga miku i tij Andrew Johnson, ish-president që u be president pasi Linkolni u vra; nga lufta, Pike doli i varfëruar, jetoi me hua e lëmosha derisa qeveria i lidhi pension; më 1889, Kongresi miratoi rezolutën për ngritjen e një statuje për nder të tij; Albert Pike, është e vetmja figurë konfederaliste me shtatore në kryeqytetin Uashington (Judiciary Square). Vdiq në vitin 1891; la pas shumë shkrime në fushën juridike; vazhdimisht shkroi poezi; Universiteti Harvard i dha titullin Ph.D, por Pike nuk e pranoi; kolegët e shihnin si rimishërim të Platonit, Homerit, Zoroasterit; ishte mason, ashtu si shumë personalitete të asaj kohe. Albert Pike shkruan se Shqiponja dykrerëshe përfaqëson fuqinë dhe aftësinë prodhuese të Natyrës, si figura e njeriut me dy koka, një mashkull tjetra femër - Perëndia dhe Natyra. Kjo shqiponjë dy krerëshe prej kohësh është përdorur si emblemë e ritit skocez Mason dhe mendohet të jetë emblema e më e vjetër ose shenja e parë heraldike në botë.

1918 - Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, Vatra, nën kryesinë e Anastas Pandelit, zhvillon një konference për krijimin e një Fond monetar Kombëtar, për të mbështetur çështjen e të drejtave kombëtare në Konferencën e Paqes në Paris. Në përgjigje të thirrjes, emigrantet shqiptarë në Shtetet e Bashkuara mblodhën një shumë prej 150 mijë dollarësh, pjesa më e madhe e së cilës iu dërgua përfaqësuesve të Vatrës në Paris për të ndihmuar përpjekjet e tyre në mbrojte të pavarësisë dhe tërësisë tokësore të Shqipërisë.
Mendim i ditës
“Sovraniteti i vetes mbi veten është quajtur Liri.”
Albert Pike
XS
SM
MD
LG