Lidhje

Histori: Çfare ka ndodhur me 30 dhjetor?

  • Astrit Lulushi

Modern flag of Weymouth depicting its founding in 1622 as Wessagusset

Modern flag of Weymouth depicting its founding in 1622 as Wessagusset

1622 – Në kolonitë britanike në Amerikë, Robert Gorges emërohet i pari guvernator i përgjithshëm i Anglisë së re (Nju England). Robert Gorges kishte qenë kapiten në marinën angleze. Pasi shërbeu në luftërat veneciane, atij iu dha mandati i Guvernatorit të Përgjithshëm të Nju Englandit dhe emigroi në atë që sot quhet Weymouth, në Massachusetts.

1906 – Irani shpallet monarki kushtetuese. Sistemi i monarkisë kushtetuese ishte rezultat i Revolucionit iranian (1905) dhe mori fund në vitin 1925 me ardhjen e Reza Shah Pahlaviit në fron.

1916- Rasputini “murgu i tërbuar” u vra nga dy të afërmit e Car Nikollës. Rasputin, i njohur për ndikimin e madh ndaj Careshës, u rrah dhe u qëllua për vdekje, pasi helmi nuk kishte dhënë rezultat.

1922 – Krijohet Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike, BRSS ose Bashkimi Sovjetik, me rrënjët në Revolucionin Rus të vitit 1917, i cili rrëzoi autokracinë perandorake; pastaj Bolshevikët, të udhëhequr nga Vladimir Lenini, përmbysën Qeverinë e Përkohshme dhe themeluan Republikën Socialiste Federative të Rusisë; dhe kështu filloi Lufta Civile ruse. Ushtria e Kuqe hyri në disa territore të ish-Perandorisë cariste ruse dhe ndihmoi komunistët vendas të merrnin pushtetin. Në vitin 1922, bolshevikët dolën fitues, duke formuar Bashkimin Sovjetik me përfshirjen e republikave ruse, transkaukaziane, ukrainase, dhe bjelloruse.

1924 – Astronomi amerikan Edwin Hubble shpalli ekzistencën e një galaksie tjetër krahas “Udhës së Qumështit. Deri atëhere, shkencëtarët besonin se “Udha e Qumështit ishte e vetmja galaksi. Hubble (20 nëntor 1889 - 28 shtator 1953) luajti një rol vendimtar në krijimin e fushës së astronomisë ekstragalaktike dhe në përgjithësi konsiderohet si një nga kozmologët më të rëndësishëm vëzhgimor të shekullit të 20-të. Hubble është i njohur për teorinë, tashmë Ligji Hubble, se ngadalësia e lëvizjes së një galaktikë rritet me distancën e saj nga toka, duke nënkuptuar se universi po zgjerohet. Hubble është i njohur edhe për mbledhjen e dëshmive të konsiderueshme rreth "mjegullnajave" për të cilat thotë se janë në fakt galaktika përtej Rrugës së Qumështit.

1940 - Në Shkodër - vdiq Gjergj Fishta, 69 vjeç; prift françeskan, poet kombetar, themëlues i shoqërisë Bashkimi në Shkodër (1899), që punoi për shqipën e përbashkët, fjalorin, alfabetin; kryetar i Komisjonit të alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit(1908). Më 1913, themeloi revistën e njohur kulturore "Hylli i Dritës". Atë Fishta ishtë deputet i Shkodrës në Parlamentin e parë shqiptar dhe nënkryetar; përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Parisit(1909) dhe në Konferencën Ndërballlkanike 1930 - 1931. Poetin e madh e nderuan në shumë veprimtari: Më 1931 Greqia i dha dekoratën "Foenix"; ishte shqiptari i pare kandidat per Çmimin Nobel per letersi; më 1939 Italia e bëri anëtar të Akademisë së saj. Poema epike "Lahuta e Malcis" është vepra i tij kryesore.

1944 – Në përpjekje për të shmangur luftën civile me komunistët në Athinë pas hyrjes së trupave aleate, kryeministri britanik Winston Çurchill e bindi mbretin Jorgo të Greqisë që të jape dorëheqjen nga froni. Mbreti grek kishte qenë në megrim në Londër.

1947 – Komunistët e mbështetur nga sovjetikët detyrojnë largimin nga froni të mbretit Mikail të Rumanisë, duke shtrirë kontrollin komunist në Evropën Lindore.

1985 – Mbi 100 arrestime kryen në Kosovë, ndërsa autoritetet jugosllave thane se kishin zbuluar një komplot për nxitjen e separatizmit dhe nacionalismit shqiptar. Shumë prej të arrestuarve ishin mësues dhe profesionë të ndryshëm që ishin diplomuar nga Universiteti i Prishtinës. Gjatë hetimeve, autoritet zbuluan se organizata ilegale e quajtur Lëvizja e Çlirimit synonte pavarësinë e “Shqipërisë së Madhe” me përfshirjen e trojeve të banura nga shqiptarët në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni. Sipas hetimeve, Lëvizja e Çlirimit ishte një nga grupet më të organizuara që vepronte në fshehtësi të plotë, dhe në shumë drejtime ishte krejt ndryshe nga organizatat e tjera ilegale shqiptare. Në radhët e anëtarëve të saj kishte oficerë të ushtrisë jugosllave dhe informatorë brenda forcave të sigurimit, çka e bëntë të vështirë për t’a goditur. Lëvizja e Çlirimit të Kosovës ishte angazhuar në akte sabotimi, kishte rekrutuar anëtarë dhe botuar pamflete, krahas futjes kontrabandë në Kosovë të armatimeve dhe municioneve, pajisjeve të komunikimit dhe shtypit dhe foto-kopjimit, ndërsa mbante lidhje me komunitetet shqiptare në mërgim në perëndim.

1992 – Presidenti i përkohëshëm i Afganistanit Burhanudin Rabani zgjidhet për të udhëhequr vendin për dy vjet. Ai ishte kandidati i vetëm në kutitë e votimeve.

2006 - Ish-presidenti irakian Sadam Husein ekzekutohet me varje, pasi u gjykua nga Gjykata Speciale e Irakut dhe u gjet fajtor për krime kundër njerëzimit (për vrasjen e 148 Shi'itëve të Irakut në qytetin Dujail në vitin1982, si hakmarrje për një atentat kundër tij).

Mendim i ditës
“Merr seriozisht çdo gjë që do, me përjashtim të vetes.”
Rudyard Kipling
XS
SM
MD
LG