Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 31 dhjetor?

  • Astrit Lulushi

Window Taxes

Window Taxes

1695 - Taksa e dritares vendoset në Angli, duke shkaktuar që shumë pronarë shtëpish t'i mbyllnin dritaret me tulla për të shmangur taksën.
1790 - Del numri i parë i gazetës Efimeris, gazeta më e vjetër greke e cila vazhdon të botohet.
1857 - Mbretëresha Viktoria e Britanisë zgjedh Ottawan, atëherë një qytet i vogël, si kryeqytetin e Kanadasë.
1862 - Presidenti Abraham Lincoln nënshkruan një akt që pranon West Virginian në Bashkim, duke e ndarë Virginian në dy shtete. Gjatë Luftës Civile, banorët e Virxhinias Perëndore donin të qëndronin pjesë e Shteteve të Bashkuara, ndërsa pjesa lindore kërkonte shkëputjen nga Unioni; kjo e shtyu presidentin Linkoln të merrte një vendim të tillë. West Virginia ose Virxhinia Perëndimore është një nga dy shteteve amerikane të formuara gjatë Luftës Civile (1861-1865), së bashku me Nevadën, dhe është shteti i vetmi i krijuar nga ndarja e një shteti. West Virginia dallohet për terrenet malore, luginat dhe lumenj piktoresk, si dhe burimet e pasura natyrore; faktorë që drejtojnë ekonominë dhe jetesën e banorëve, si dhe tërheqin vizitorë të shumtë në çdo stinë të vitit.
1907 - Festimi i parë i Vitit të Ri u zhvillua në Times Square (atëherë e njohur si Sheshi Longacre) në New York. Times Square është një qendër e madhe tregtare dhe një lagje në Midtown Manhattan, në kryqëzimin e Broadwayt (tani kthyer në një shesh vetëm për këmbësorët). Times Square – i cilësuar si "udhëkryq i Botës" ose "Qendra e Universit" - është një nga kryqëzimet më të ngarkuara në botë për këmbësorë, dhe një qendër e madhe e industrisë së botës argëtuese. Sipas një studimi të revistës Travel, Sheshi Times është më i vizituari në botë; pret mbi 40 milion vizitorë në vit.; dhe rreth 350 mijë njerëz kalojnë aty çdo ditë, shumë prej të cilëve turistë apo njerëz që punojnë në këtë zonë. Sheshi Longacre u riemërua Sheshi Times në prill 1904, pasi gazeta the New York Times zhvendosi selinë e saj në ndërtesën e sapo ngritur në këtë shesh. Ndërtesa - tani quhet One Times Square – vendi i rënies vjetore të topit të kristaltë në prag të Vitit të Ri, traditë që filloi më 31 dhjetor, 1907.
1923 - Në Londër, tingujt e këmbanës Big Ben transmetohen në radio për herë të parë nga BBC-ja. Që nga ajo kohë programet e BBC-së në krye të çdo ore lajmesh fillojnë me tingujt e Big Benit.
1951 - Plani amerikan Marshall përfundon pas shpërndarjes së më shumë se 13 miliardë dollarëve ndihma për të rindërtuar Evropën. 1951 - Plani amerikan Marshall përfundon pas shpërndarjes së më shumë se 13 miliardë dollarëve ndihma për të rindërtuar Evropën. Në vitin 1946, Shqipëria u shpall Republikë Popullore. Pas kësaj, Tirana zyrtare prish marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe refuzon të përfshihet në Planin Marshall në vitin 1947.
1992 - Çekosllovakia shpërbëhet në mënyrë paqësore në atë që është quajtur si Divorci Kadife, duke rezultuar në krijimin e Republikës Çeke dhe Sllovakisë.
1999 - Qeveria amerikane i dorëzon Panamasë kontrollin e Kanalit, përfshi të gjithë truallin e njohur si Zona e Kanalit të Panamasë.
Mendim i ditës
“Liria: Një nga gjërat më të çmuara të imagjinatës.”
Ambrose Bierce
XS
SM
MD
LG