Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 3 janar?

  • Astrit Lulushi

Joan D'Arc

Joan D'Arc

1431 - Joan d'Ark i dorëzohet peshkopit Pierre Cauchon. Gabimi i saj ishte pohimi se kishte marrë frymëzimin hyjnor dhe udhëhoqi ushtrinë franceze në disa fitore të rëndësishme kundër Anglisë gjatë "Luftës së 100 viteve". E njohur si "Cuca e Orleansit", Zhan d'Ark iu dorëzua anglezëve në këmbim të parave; u gjykua nga peshkopi pro- anglez Pierre Cauchon dhe u dogj në turrën e druve për herezi. Ajo ishte 19 vjeç. Njëzet e pesë vjet pas ekzekutimit, një komision i autorizuar nga Papa Callixtus III shqyrtoi gjyqin; e shpalli atë të pafajshme, dhe martire të kishës. Zhan d'Ark u lumturua në vitin 1909 dhe një vit më vonë u shenjtërua.
1956 - Një zjarr dëmton pjesën e sipërme të Kullës Eifel, por jo rëndë. Dëmtimin më të madh Kulla Eifel e kishte pësuar në vitin 1902, kur u godit nga rrufeja dhe pas kësaj 100 metrat e sipërme të Kullës iu nënshtruan riparimit së bashku me dritat dhe dritaret që u zevendësuan. Kulla Eifel ka kaluar edhe peripeci të tjera si për shembull në vitin 1925, kur mashtruesi Viktor Lustig e "shiti" kullën për hekurishte. Në 1930, Kulla Eifel e humbi titullin e strukturës më të lartë në botë kur ndërtesa Chrysler përfundoi në qytetin New York. Pas pushtimit nazist të Parisit në vitin 1940, kabllot e ashensorit u prenë nga francezët në mënyrë që Hitlerit t'i duhej të ngjiste shkallët për të arritur në majë të Kullës. Në gusht të vitit 1944, kur forcat aleate po i afroheshin Parisit, Hitleri urdhëroi gjeneralin Dietrich von Choltitz që t’a shkatërronte kullën, e bashkë me të edhe një pjesë të Parisit, por gjenerali nuk iu bind urdhërit.
1959 - Alaska pranohet si shteti i 49-të i SHBA-së. Alaska ndodhet në skajin veriperëndimor të kontinentit të Amerikës së Veriut. Kufizohet në lindje me Kanadanë, Oqeanin Arktik në veri, Oqeanin Paqësor në perëndim dhe me Rusinë (Siberinë) në jug. Alaska është shteti më i madh për nga territori në Shtetet e Bashkuara dhe i katërti me popullsi më të rrallë. Përafërsisht gjysma e popullsisë së Alaskës prej 740 mijë banorësh jeton brenda zonës metropolitane të kryeqytetit Anchorage. Ekonomia e Alaskës mbizotërohet nga prodhimi i naftës, gazit natyror, dhe industria e peshkimit. Turizmi është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e ekonomisë. Edhe pse ka qenë e banuar prej mijëra vjetësh, nga shekulli 18-të, fuqitë evropiane filluan t'a shihnin Alaskën si një territor të varfër në burime minerare a natyrore, dhe që nuk ia vlente të investohej. Shtetet e Bashkuara blenë Alaskën nga Rusia më 30 mars 1867 për 7 milionë dollarë. Edhe emri "Alaska" vjen nga rusishtja që do të thotë "kontinent", "breg" ose "tokë e madhe".
1961 – Mbreti Zog, dergjet i sëmurë rëndë me kancer në stomak; goditjet në zemër i përsëriteshin here pas here, ndodhej në dhimbje të vazhdueshme; trupi i tij dobësohej dita ditës; kishte disa vjet pa ecur nga që nuk ngrihej dot në këmbë. Nën këshillat e mjekut francez Bourges Kavardin, mbretëresha Geraldine e lëviz familjen mbretërore nga Kana në Paris, duke u vendosur në një vilë pranë Avlonit.

Mendim i ditës
“Një jetë është gjithçka që kemi dhe e jetojmë ashtu siç besojmë se duhet jetuar. Por, të sakrifikosh atë çfarë je dhe të jetosh pa besuar, ky është fat më i tmerrshëm se vdekja.”
Zhan d'Ark
XS
SM
MD
LG