Lidhje

Restaurimi i kishës së Shën Giragos në Diarbakır

  • Dorian Jones

Një kishë armene e restauruar kohët e fundit ka si qëllim zbulimin e indentitetit kulturor dhe besimit në rajonin juglindor të Turqisë, të dominuar nga kurdët. Ky rajon ka qënë dikur i banur nga një popullatë e madhe armene. Pjesa më e madhe e tyre u zhdukën me dëbimet në masë dhe persekutimin e tyre gjatë sudimit otoman në Luftën e Parë Botërore.

Kisha ortodokëse armene e Shën Giragos ndodhet në lagjen antike Sur të Diarbakırit. Ajo ishte abandonuar për dekada, deri sa u restaurua dy vjet më parë.

Qindra njerëz morën pjesë në festimet e ditës së shenjtorit në shtator. Edhe pse kisha pret që të emërohet prifti i saj, Armin Demirciyan, i cili kujdeset për të, thotë se ajo është bërë simbol i rëndësishëm i identitetit etnik armen.

“Ajo është shumë e rëndësishme për mua. Përfaqëson historinë, kuIturën dhe trashëgiminë tonë. Është dhuratë e parardhësve tanë. Si armen unë shikoj veten këtu. Unë jam rritur si kurd dhe nuk dija asgjë për identitetin armen”.

Historia e familjes Demirciyan është e ngjashme me atë të shumë familjeve të tjera armene. Babai i tij ishte fëmijë kur prindërit e tij u vranë gjatë spastrimit etnik të armenëve nga sundimtarët otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore. Babai i Demirciyan-it, si shumë fëmijë të tjerë armenë u rritën nga familjet vendase si myslimanë.

Disa armenë etnikë po kthehen tani në të krishterë, si Melike Gunal që shkon rregullisht në kishë. Për shumë vite ajo e kishte fshehur identitetin e saj, por thotë se rihapja e kishës, ndihmoi që ajo të shprehë publikisht identitetin dhe fenë e saj.

“Unë vi këtu tri apo katër herë në javë për të ndezur një qiri. Është mrekulIi e Krishtlindjeve për mua që të përqafoj krishtërimin dhe këtë kishë. Edhe para se ajo të kishte çati, unë ulesha dhe qaja këtu. Por tani kisha ka çati dhe është restauruar. Është tepër e veçantë për mua”.

Babai i Gunal-it, aktivist politik, u vranë në vitet 90’, gjatë luftës së shtetit turk kundër grupit kryengritës kurd, PKK. Por Gunal thotë se ishte pikërisht ajo luftë e kurdëve për të drejta më të mëdha të minoriteteve që u dha mundësinë armenëve për të shprehur identitetin e tyre.

Kryetari i bashkisë, Abdullah Demirtas i partisë pro kurde BDP, ka dhënë 600 mijë dollarë nga fondet e bashkisë për restaurimin e kishës. Kjo ishte pjesë e politikës për ikurajimin e diversitetit, thotë ai.

“Vite më parë, shteti donte ta kthente këtë rajon në një entitet mysliman turk, jo vetëm kurdët, por gjithë këto kumunitete, të gjitha këto rajone e gjuhë. Ne duam të tregojmë se kulturat e ndryshme mund të jetojnë sëbashku”

Por kisha e Shën Giragos, si simbol i trashëgimisë etnike armene në rajon, ngre çështje për kurdët. Disa kurdë morën pjesë në vrasjet e amenëve. Armenia thotë se 1.5 milionë armenë u vranë gjatë Luftës së Parë Botërore nga trupat e perandorisë turke. Turqit thonë se armentë u vranë gjatë luftës civile dhe numri i të vdekurve është i zmadhuar. Ajo thotë se vrasjen e tyre nuk përbëjnë gjenocid.

Në kishën e Shën Giragos është një ekspozitë që pasqyron jetën dikur dinamike të komuniteti armen.

Deri në vitin 2015, në kishën e Shën Giragos do të jetë emëruar prifti i saj, një tjetër hap i vogël ky për të ndihmuar në rigjallërimin e shoqërisë dikur diverse të qytetit.
XS
SM
MD
LG