Lidhje

Komunitetet pakicë në Kosovë


Pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas në Kosovë përballen me shumë sfida siç janë shkalla e lartë e papunësisë, varfërisë dhe mungesa e arsimit të përshtatshëm. Përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe avokatit të popullit, thonë se këto komunitete mbeten komunitetet më të diskriminuara në Kosovë. Ata bëjnë thirrje për më shumë angazhim në përmirësimin e kushteve të jetesës për këto komunitete që janë integruar në sistemin politik të vendit, por ende të drejtat e tyre janë të cunguara. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.

XS
SM
MD
LG