Lidhje

SHBA, 50 vjetori i luftës kundër varfërisë


Presidenti Barak Obama tha me rastin e 50 vjetorit të shpalljes së Luftës kundër Varfërisë se vendi e ka fituar vetëm pjesërisht këtë betejë.

Presidenti tha se kjo përpjekje e filluar nga presidenti Lyndon Johnson në vitin 1964, e ka ulur ndjeshëm numrin e amerikanëve të moshuar që jetojnë në varfëri dhe u ka ofruar pothuajse gjithë të moshuarve sigurime shëndetësore. Presidenti përmendi një raport të kohëve të fundit, që ve në dukje se niveli i varfërisë në vend ka rënë me 40 për qind që nga vitet ’60.

Sipas studimeve të fundit qeveritare të vitit 2012, rreth 50 milionë amerikanë jetojnë në varfëri, një shifër kjo e barabartë me 16 për qind të popullsisë 300 milionëshe të vendit. Disa demografë thonë se shifrat janë vetëm pak më mirë se para 5 dekadash.

Varfëria zyrtare në Amerikë llogaritet për një familje prej 4 vetash që ka të ardhura prej 23 mijë e 283 dollarësh në vit.
XS
SM
MD
LG