Lidhje

Ndihma e rezervuar amerikane për Irakun


Soldiers loyal to Syria's President Bashar al-Assad are seen at Hujaira town, south of Damascus, after the soldiers took control of it from the rebel fighters, in this handout photograph distributed by Syria's national news agency SANA, Nov. 13, 2013.
Soldiers loyal to Syria's President Bashar al-Assad are seen at Hujaira town, south of Damascus, after the soldiers took control of it from the rebel fighters, in this handout photograph distributed by Syria's national news agency SANA, Nov. 13, 2013.
Shtetet e Bashkuara thonë se janë të angazhuara ta ndihmojnë Irakun që të luftojnë militantët, por nuk do të dërgojë atje, të paktën tani për tani, pjesën më të madhe të ndihmës ushtarake, që ka kërkuar qeveria e kryeministrit irakian, Nouri al-Maliki.

Shtetet e Bashkuara thonë se duan ta ndihmojnë qeverinë irakiane në luftën kundër militantëve, si ata që morën nën kontroll kohët e fundit Falluxhan dhe zona të tjera të provinces Anbar të Irakut.

Uashingtoni po shpejton dërgimin e rreth 100 raketave tokë ajër “Hellfire”, balona aerostatike dhe rreth 10 aeroplanë të vegjël pa pilot.

“Të gjitha këto pajisje synojnë të shtojnë aftësinë e ushtrisë irakiane për të pasur mundësi të mira survejimi dhe zbulimi, ndërsa ajo i kundërvihet Al Kaidës”, thotë zëdhënësi i Pentagonit, Bill Speaks.

Por raketat “Hellfire”, të cilat mund të përdoren vetëm kundër objektivave preçize dhe aeroplanët e vegjël pa pilot në madhësinë e një lodre janë shumë më pak të fuqishme se sa tanket dhe helikopterët Apaçi që Iraku ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara për një kohë të gjatë.

Shtetet e Bashkuara janë ankuar rreth atyre që i cilësojnë si taktika të ashpra të zotit Maliki ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Analisti Tim Brown i faqes informatike, globalsecurity.org, thotë se Uashingtoni nuk i beson qeverisë Maliki që t’i japë armë më të fuqishme.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se qeveria irakiane, pa udhëzimet dhe trajnimin e duhur, mund t’i keqpërdorë këto armë ose aksidentalisht ose kundër grupeve të tjera etnike, prandaj ekziston shqetësimi se kjo është teknologjia që Uashingtoni do të jetë në gjendje të mbajë nën kontroll”.

Ambasadori irakian në Shtetet e Bashkuara, Lukman al-Faily, thotë se po përpiqet t’i bindë udhëheqësit amerikanë që t’i japin më shumë pajisje vendit të tij.

“Çështja kryesore që unë do të ngre para Kongresit amerikan dhe të tjerëve është: A e shikoni Irakun si aleatin tuaj? Nëse përgjigja është po, atëhere ne duhet të gëzojmë privilegjin e aleatit. Nëse përgjigja është jo, atëhere ç’masa duhet të marrim që të bëhemi aleati i Amerikës?”

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar një ndryshim në qëndrimin e qeverisë Maliki, thotë analisti Anthony Cordesman i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

“Nuk bëhet fjalë për një reagim ndaj fuqizimit të al-Kaidës, por një reagim shumë më i gjerë ndaj një qeveri gjithnjë e më shtypëse dhe autoritare kundër keqpërdorimit kronik në rritje të forcave të sigurimit”.

Zyrtarët amerikanë thonë se vetëm pajisjet ushtarake nuk do t’i zgjidhin problemet e Irakut, madje po adoptojnë një qëndrim të kombinimit të ndihmave ushtarake me trajnimin e zyrtarëve irakianë në nivel ministror.

Shtetet e Bashkuara kanë eliminuar mundësinë e dërgimit të forcave luftarake në irak, por numri i këshilltarëve ushtarakë amerikanë atje është shtuar vazhdimisht dhe tani është rreth 200.
XS
SM
MD
LG