Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 17 janar?


Skanderbeg
Skanderbeg
1468 - Në Lezhë, vdiq Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (63 vjeç), luftëtar, diplomat, burrë shteti, Heroi Kombëtar i shqiptarëve. Për Skënderbeun, vitet deri më 1468, kur vdiq, ishin rënduar me tensione, nga veprimtari e negociata jashtë, dhe beteja papushim brenda vendit. Në vitin 1463, pas premtimeve nga Papati, Venediku dhe shtete të tjera në Itali dhe Evropën qendrore për organizimin e një kryqëzate kundër Perandorisë Osmane, veçanërisht, pasi fushata ishte shpallur zyrtarisht nga vetë Papa Pius II, Skënderbeu e shkeli traktatin e paqes me sulltan Mehmetin. Papa papritur vdiq, dhe kryqëzata e premtuar nuk ndodhi, ndërsa trojet shqiptare iu nënshtruan një shkatërrimi sistematik. Por ishte vdekja e Skënderbeut që shqiptarët të braktisin të gjitha shpresat. Legjenda thotë se, kur sulltan Mehmet II dëgjoi se Skënderbeu vdiq, bërtiti: "Më në fund Evropa dhe Azia janë të mijat. Mjerë Krishtërimi që humbi shpatën dhe mburojën". Historiani Edward Gibons (1737 – 1794) e ka krahasuar Skënderbeun me “Aleksandrin e madh dhe Pirron, bashkëatdhetar i të cilëve Kastrioti ishte”. Pas vdekjes së Heroit, shumë prijsa e princa të Arbërisë u shpërngulën në Itali. Një numër i madh banorësh (dhjetra mijëra) emigruan gjithashtu, duke formuar koloni të mëdha arbëreshe në Italinë e jugut dhe Sicili. Fortesat kryesore si Kruja dhe Shkodra vazhduan rezistencën edhe për disa vite, dhe pastaj ranë. Historianët thonë se të pakët janë udhëheqës të luftrave për çlirim, si Skënderbeu, të cilët kanë gëzuar njohje kaq të gjerë të veprave të tyre në rrjedhën e pesë shekujve. Një bibliografi botuar më 1881, përmbante 185 vepra historike, filozofike dhe romane mbi Skënderbeun. Ndërsa bbliografia e botuar në Tiranë (1968) me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, përmban mbi një mijë tituj në 21 gjuhë, ndër të cilat edhe në Esperanto.
1524 – Eksploruesi fiorentinas Giovanni da Verrazzanos niset me anije për të gjetur një rrugë detare për në Kinë.
1605 - Del në shitje botimi i parë i romanit Don Kishoti i Miguel de Cervantes. Lindur në afërsi të Madridit në 1547, Cervantes shkon ushtar në vitin 1570 dhe plagoset rëndë në betejën e Lepantos. I kapur nga osmanët në vitin 1575, Cervantes kaloi pesë vjet në burg. Ai u lirua më 1580 dhe kthehet në Spanjë, ku vite më vonë arriti suksesin letrar, duke botuar pjesën e parë të romanit Don Kishoti në vitin 1605.
1718 - Orteku shkatërron të gjitha ndërtesat në Leukerbad, Zvicër, duke vrarë 53 veta.
1773 - Kapiteni James Cook bëhet i pari evropian që kalon Antarktikën.
1775- 9 plaka digjen si shtriga për shkaktimin e korrjeve këqija në Kalisk, Poloni.
1821 - Meksika lejon Moses Austin dhe 300 familjeve amerikane për t'u vendosur në Teksas; pas vdekjes, drejtimin e vendbanimit e merr i birit, Stephen Austin, i cili do te behej themelues i republikës së Teksasit (1835), që u aneksua më 1845 nga Shtetet e Bashkuara. Mbiemrin e tij mban qyteti Austin në Teksasin qendror.
1917 - SHBA blen nga Danimarka ishujt Virgin për 25 milionë dollarë.
1945 - Fillon evakuimi i Kampit të përqendrimit në Auschwitz.
1945 - Çlirimi i Varshavës nga trupat sovjetike (fundi i pushtimit nazist).
1945 - Diplomati suedez Raoul Wallenberg, shpëtuesi i dhjetëra mijëra hebrenjve nga nazistët, arrestohet nga policia e fshehtë në Hungarinë e kontrolluar nga trupat sovjetike.
1946 - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mban mbledhjen e tij të parë.
1950 - 11 persona vjedhin 1.2 milionë dollarë kartmonedha dhe 1.5 milionë dollarë në letra me vlerë nga zyrat e kompanisë së makinave të blinduara Brinks në Boston, Masaçusets.
1951 - Kina nuk pranon armëpushimin në Kore .
1961 - Presidenti Dwight D. Eisenhower mban një fjalim televiziv lamtumire drejtuar vendit tri ditë para largimit nga detyra; ai paralajmëron kundër kompleksit ushtarako – industrial të pushtetit.
1973 - Kushtetuta e re e Filipineve emëron Markos president për jetën.
1984 - Gjykatës e Lartë amerikane miraton (5-4) vendimin se përdorimi personal i VCR-t në shtëpi për regjistrimin e programeve televizive në kasetë me qëlllim për t'i shikuar më vonë nuk shkel ligjet federale mbi të drejtën e autorit.
1987 - Presidenti amerikan Ronald Reagan nënshkruan urdhër sekret për të lejuar shitjen e fshehtë të armëve në Iran.
1996 -Republika Çeke paraqet kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian .
1998 – Për here të parë në historinë amerikane: Një femër (Paula Jones) akuzon një president (Bill Klinton) për ngacmime seksuale.
Mendim i ditës
“Nacionalizmi është uri për fuqi, e shtuar nga vetë-mashtrimi”.
George Orwell
XS
SM
MD
LG