Lidhje

Vazhdojnë përleshjet në Ukrainë


Përleshjet mes protestuesve antiqeveritarë dhe policisë vazhduan për të tretën ditë rrjesht në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Protestuesit kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit dhe të disa qytete të tjera që nga nëntori, kur presidenti Victor Yanukovych u tërhoq nga një plan për të nënshkruar një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian për të favorizuar lidhje më të forta me Rusinë.

Të hënën, protestuesit të pajisur me maska kundër gazit goditën me gurë dhe shishe me benzinë policinë të cilët u kundërpërgjigjën me granada paralajmëruese dhe pompa uji në motin tejet të ftohtë. Presidenti ukrainas Victor Yanukovych i dënoi protestat gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion.

“Kur protestat paqësore transformohen në rrebelime të shoqëruara me kaos dhe zjarrvënie të dhunëshme, jam i bindur se veprime të tilla përbëjnë kërcënim jo vetëm për banorët e Kievit por për të gjithë Ukrainën.”

Zyrtarët ukrainas thanë të hënën se më shumë se 200 njerëz, rreth gjysma e tyre protestues, kishin pësuar lëndime në përleshjet të cilat filluan të dielën pasi më shumë se 100 mijë demostrues u tubuan në Kiev për të protestuar kundër ligjeve të reja që kufizojnë protestat.
XS
SM
MD
LG