Lidhje

Tajlandë, vazhdojnë protesat kundër qeverisë


Protestuesit tajlandezë të opozitës dolën për të tetën ditë nëpër rrugë sot, ndërkohë që qeveria miratoi një dekret për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonmshme për 60 ditë duke filluar nga a mërkura.

Një grup prej qindra protestuesish, me në krye udhëheqësin e tyre, Suthep Thaugsuban, marshuan nëpër rrugët e Bangkokut, ndërkohë që banorë të tjerë i përkrahnin.

Opozita ka kërkuar që qeveria e kryeministres Yingluck Shinawatra të zëvendësohet nga një këshill njerëzish të pazgjedhur. Ata e akuzojnë qeverinë për kurrupsion në nepotizëm.

Zëdhënësi i protestuesve, Akanat Promphan, thotë se siguria është një prej shqetësimeve, pas sulmeve vdekjeprurëse të kohëve të fundit ndaj protestuesve të opozitës.

"Forcat e sigurisë dhe policia duhet të angazhohen para së gjithash, për sigurinë e njerëzve, si dhe të gjejnë autorët përgjegjës për dhunën”.

Të paktën 28 njerëz u plagosën të djelën pranë një kampi protestuesisht. Të premten, një person u vra nga një sulm me bombë në kryeqytet.

Dhuna i ka nervozuar shumë protestues, megjithëse gjendja mbetet e qetë dhe protestat janë përgjithësisht festive dhe paqësore.

Ndërkohë, protestuesit kanë realizuar me sukese qëllimin e tyre për mbylljen e qeverisë, siç e kishin planifikuar.

Në Tajlandë ka patur vazhdimisht trazira politike gjatë viteve të fundit. Konflikti ka vënë përballë shtresën e mesme qytetare dhe elitën e Bangkokut me përkrahësit, shumica të varfër, të zonjës Yingluck dhe vëllait të saj, ish kryeministrit të Thaksin Shinawatra.

Zoti Thaksin, i cili u përmbys nga një grusht shteti ushtarak në vitin 2006, u dënua për korrupsion dhe jeton në mërgim.

Partia Pheu Thai e zonjës Yingluck pritet të fitojë me lehtësi zgjedhjet që do të mbahen më dy shkurt, për të cilat opozita ka thënë se do t’i bojkotojë.
XS
SM
MD
LG