Lidhje

Një grup islamist merr përgjegjësinë për sulmet në Volgograd


Forcat ruse të sigurisë po analizojnë një video të një grupi militant islamik që merr përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse me bomba të muajit të kaluar në Volgograd dhe po paralajmëron për sulme në Lojrat Olimpike të Sochit.

“Përsa u takon Lojrave Olimpike që ju mezi i prisni, ne kemi përgatitur, Zoti na ndihmoftë, një dhuratë edhe për to. Ju bëni punën tuaj dhe ne do bëjmë tonën. Atje ju pret një dhuratë. Edhe për turistët që do të vijnë do të ketë një dhuratë, me ndihmën e Zotit. Nëse i mbani Lojrat, ne do t’ju bëjmë një dhuratë në këmbim të gjakut të myslimanëve të pafajshëm që po derdhet në gjithë botën”.


Videoja u publikua në internet të dielën nga një grup ekstremist nga rajoni i Dagestanit, me shumicë myslimane. Nuk është e qartë se kur është xhiruar videoja.

Në video thuhet se dy personat janë autorët e sulmeve vetëvrasëse në Volgograd muajin e kaluar, duke shkaktuar vdekjen e 34 personave. Ai pretendim nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Presidenti rus Vladimir Putin tha në komente të transmetuara të dielën se vendi i tij do të bëjë të pamundurën që të garantojë sigurinë në Lojrat Olimpike.

Ushtria amerikane tha dje, se do të vërë në dispozicion mbështetje ajrore dhe detare për qeverinë ruse, ndërsa ajo përgatitet për Lojrat Olimpike.
XS
SM
MD
LG