Lidhje

Basha për ndarjen administrative


Kryetari i Partisë Demokratike shprehu gatishmërinë e opozitës për t’u angazhuar në realizimin e reformës për ndarjen e re administrativo-territoriale, me kusht që të zbatohet parimi i konsensusit dhe i të drejtës së vetos, tha zoti Basha
Ngritja e komisionit parlamentar të përbashkët parlamentar është propozuar nga e majta e cila u tërhoq nga ideja fillestare për një proces të koordinuar nga qeveria e të monitoruar nga komisioni parlamentar. Mbetet të shihet nëse nesër në mbledhjen e kryetarëve të grupeve parlamentare do të ketë ose jo ndryshim qëndrimi lidhur me kërkesën e opozitës, e cila sic tha sot zoti Basha do t’i kundërvihet me cdo formë, cdo përpjekjeje nga ana e shumicës për t’u imponuar me numrin e votave në sallën e parlamentit
XS
SM
MD
LG