Lidhje

Leonarda Dibrani nuk mund të kthehet më në Francë


Një gjykatë franceze mori sot vendimin që adoleshentja rome nga Kosova, Leonarda Dibrani dhe familja e saj që u dëbuan nga Franca për në në tetor, nuk mund të kthehen.

Leonarda, që e mori vesh lajmin nga interneti tha se ajo dhe prindërit e kishin pritur shumë keq lajmin dhe se ajo kishte shpërthyer në lot.

Familja Dibrani nuk ishte njoftuar zyrtarisht nga avokati i vet.

Dëbimi i familjes Dibrani, kërkesa e të cilëve për strehim ishte hedhur poshtë, kishte shkaktuar një stuhi debatesh në Francë, kur doli lajmi se Leonarda 15 vjeçare ishte ndaluar nga policia ndërsa zbriste nga autobusi i shkollës, në prani të shokëve të klasës.

Presidenti francez Franacois Hollande e kishte ftuar vajzën të kthehej nga Kosova në Francë, por kishte thënë se familja e saj nuk mund të shkonte me të dhe adoleshentja e dëbuar si imgrante e paligjshme nuk pranoi.
XS
SM
MD
LG