Lidhje

Putin në Bruksel


Russia EU Summit Russian President Vladimir Putin, right, meets with European Council President Herman Van Rompuy, center, and European Commission President Jose Manuel Barroso June 3, 2013 11111111

Russia EU Summit Russian President Vladimir Putin, right, meets with European Council President Herman Van Rompuy, center, and European Commission President Jose Manuel Barroso June 3, 2013 11111111

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti sot në Bruksel për bisedime me udhëheqësit e Bashkimit Evropian, që pritet të mbizotërohen nga çështja e Ukrainës.

Në vend të takimit të zakonshëm dy ditësh të nivelit të lartë, udhëheqësit e BE-së vendosën që të anullojnë një darkë me Presidentin Putin sot në darkë.

Ky është një mesazh për udhëheqësin rus se nuk bëhet fjalë për një takim normal, ndërsa marrëdhëniet janë në pikën më të ulët prej vitesh, pas muajsh tensionesh në rritje lidhur me Ukrainën, tregëtinë dhe energjinë.

Moska e bindi Presidentin ukrainas Viktor Yanukovich që të mos nënshkruante një marrëveshje me BE-në nëntorin e kaluar, në favor të forcimit të lidhjeve me Rusinë.

Vendimi i zotit Yanukovych u dha shkas protestave që po vazhdojnë në Ukrainë dhe që
atëherë Rusia dhe BE-ja kanë akuzuar njëri-tjetrin për ndërhyrje në çështjet e vendit.

Takimi tani do të përfshijë tre orë bisedime kokë më kokë mes zotit Putin, Presidentit të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dhe Presidentit të Këshillit Evropian Herman Van Rompuy.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG