Lidhje

Shumica rrëzon kandidaturat e presidentit


Komisioni i Ligjeve votoi kundër dy propozimeve të kreut të Shtetit Bujar Nishani për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë

Në Shqipëri komisioni i ligjeve, vetëm me votat e shumicës rrëzoi sot dy kandidaturat e propozuara nga presidenti Bujar Nishani për dy vende vakante në Gjykatën e Lartë.
Sipas përfaqësuesve të majtë, presidenti Nishani nuk kishte respektuar procedurat e parashikuara në ligjin organik të Gjykatës së Lartë i cili përcakton qartë sipas tyre procesin e konsultimit me parlamentin dhe të arsyetimit të kandidaturave.
Presidenti Nishani kishte propozuar që në muajin nëntor kryetarin e gjykatës së Apelit në Durrës Petrit Ceno, dhe kryetarin e Gjykatës së Apelit të krimeve të rënda Gjovalin Pernocaj, të dy me një eksperiencë mbi 20 vjecare në gjyqësor. Por sipas përfaqësuesve të shumicës, vendet vakante janë për Kolegjin administrativ në Gjykatën e lartë, e për këtë do të duhej të ishin paraqitur kandidatura me eksperiencë të spikatur në cështje administrative.
Vendimi u kundërshtua nga përfaqësuesit e opozitës, sipas të cilëve ai nuk kishte të bënte me kriteret apo procedurat por ishte thjesht një akt politik.
Gjatë legjislaturës së kaluar, kanë qenë të shumta rastet kur parlamenti i atëhershëm gjithashtu ka rrëzuar kandidaturat për gjyqtarë të propozuara nga ish presidenti Bamir Topi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG