Lidhje

Debati për rritjen e pagës minimale


Plani i Presidentit Barack Obama për të rritur rrogën bazë për punonjësit federalë me kontratë krijon terrenin për rigjallërimin e një lufte politike në Uashington, lidhur me ngritjen ose jo të rrogës minimale për punonjësit me pagesë të ulët në gjithë vendin.

Shtëpia e Bardhë deklaroi sot se zoti Obama do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv duke e rritur rrogën bazë për kontraktorët e rinj të qeverisë nga 7.25 dollarë në orë në 10.10.

Në vitin 2012, qeveria tha se 16 mijë punonjës federalë paguheshin me pagë minimale ose nën minimale, gjë që të lë të kuptosh se udhri i tij do të ndikonte për një numër relativisht të vogël punonjësish.

Por debati më i gjerë mes zotit Obama dhe kundërshtarëve të tij republikanë ka të bëjë me rritjen ose jo të pagës minimale në shkallë vendi duke e bërë 10. 10 dollarë, që do të kishte efekt për 3.6 milionë punonjës.

Kundërshtarët thonë se rritja e pagës minimale dëmton bizneset dhe ndikon tek krijimi i vendeve të punës.
XS
SM
MD
LG