Lidhje

Histori: Çfare ka ndodhur me 30 janar?


King Charles I
King Charles I
1647 - Skocezët bien dakord për t' ia shitur mbretin Charles I Parlamentit anglez për 40 sterlina. Dy vjet më vonë, mbretit i pritet koka. Më 1661, Oliver Cromwell, ekzekutohet ritualisht dy vjet pasi kishte vdekur; prerja e kokës kryehet pikërisht në përvjetorin e ekzekutimit të monarkut Charles, që ai vetë e kishte rrëzuar.
1797 - Kongresi amerikan refuzon të pranojë një peticion nga zezakët. Në vitin 1800, popullsia e Shteteve të Bashkuara arriti 5 milionë e 300 mijë banorë, mes të cilëve 1 milionë ishin zezakë.
1818 – Poeti John Keats shkruan sonetin "When I have a Fear". Lindur në Londër, Angli, më 31 tetor 1795, Keats ia kushtoi jetën e tij të shkurtër (26 vjeç) përsosjes së poezisë mbushur me imazhe të gjalla, ndjenja të thella dhe mendim filozofik. Në vitin 1818 ai shkoi për një shëtitje buzë liqenit. Ajri i lagësht dhe mbieksitimi gjatë këtij udhëtimi nxorrën në pah simptomat e para të tuberkulozit, sëmundje që i morri jetën më 23 shkurt 1821.
"When I have a Fear"
(Kur unë kam frikë)
-shqipërim-
Kur unë kam frikë se mund të mos jem më
Para penës plot mendime vërshojnë
Dhe pirgu i lartë i librave, në dysheme,
Si depo që mban grurin e shirë pas korrjeve;
Kur hedh vështrimin në faqen e Yjeve të natës,
Simbole gjigandë me re të një romance në qiell,
Mendoj se kurrë nuk do të jem në gjendje të jetoj
Për të prekur hijet e tyre me duart magjike të fatit;
Dhe kur ndjehem, krijesë e dashur për një kohë,
Se kurrë nuk do të mund të vështroj më drejt teje,
Kurrë nuk kam për të shijuar pushtetin e drejtë
Të dashurisë së papasqyruar - dal në breg
Në botën e gjerë, qëndroj i vetëm, dhe mendoj
Derisa dashuria dhe fama në boshllëk fundosen.
1835 - Atentati i parë kundër një Presidenti të Shteteve të Bashkuara; Richard Lawrence përpiqet të vrasë presidentin Andrew Jackson në Dhomën e Përfaqësuesve, por u kap nga disa kongresmenë.
1925 - Qeveria e Turqisë dëbon nga Stambolli Patriarkun Konstandin VI, vetëm 43 ditë pasi ishte zgjedhur në këtë post. Pas kësaj, Konstadini mërgon në Greqi dhe jep dorëheqjen nga kreu I Patriarkanës.
1933 - Adolf Hitler bën betimin si kancelar i Gjermanisë - "Unë do ta përdor fuqinë time për mirëqenien e popullit gjerman...", u betua ai me dorën mbi kushtetutë, dhe kur me sy të përlotur doli nga pallati presidencial si kancelar i ri, nazistët dhe simpatizantët e tij të mbledhur shpërthyen në brohoritje: "U krye! " bërtiti Hitleri - dhe vetëm nazistët e dinin se çfarë donte të thoshte. Brenda disa javësh, Hitleri do të bëhej diktator absolut i Gjermanisë dhe vuri në lëvizje ngjarje që do të rezultonin në Luftën e Dytë Botërore dhe vdekjen e gati 50 milionë njerëzve përmes luftimeve ose asgjësimit të qëllimshëm.
1908 - Mahatma Gandi lirohet nga burgu në Afrikën e Jugut (në atë kohë koloni britanike). Ai ishte dënuar me 2 muaj burgim për mosbindje civile. Po më 30 janar, 40 vjet më vonë, Gandi, udhëheqësi politik dhe shpirtëror indian, do të vritej në Nju Delhi nga një ekstremist hindu.
1951 – Ethet e kuqe: Belgjika refuzon të lejojë komunistët për të mbajtur fjalime në radio.
Mendim i ditës
"Nëse Poezia nuk vjen aq natyrshëm sa gjethet e një peme, është më mirë të mos vijë fare."
John Keats
XS
SM
MD
LG