Lidhje

Ndihmë për të sëmurët me Parkinson


Sëmundja e Parkinsonit shkatërron ngadalë aftësinë e trurit për të kontrolluar muskujt, duke u vështirësuar pacientëve lëvizjen. Hulumtuesit në Klinikën Mayo në Jacksonville të Floridës, kanë proddhuar një pajisje me rreze lazer që ndihmon pacientët të lëvizin përsëri.

Katër vjet më parë, Wayne Puckett mund të lëvizte vetëm me karrige invalidësh, pasi një formë e sëmundjes së Parkinsonit i kishte dëmtuar lidhjen mes trurit dhe muskujve të tij të këmbëve.

“Është e vështirë të mësohesh dhe ndihesh me të meta. Nuk mundesh të kalosh kohë me fëmijët dhe ata e shohin këtë..”

Në vitin 2010, neurologu Jay Van Gerpen, me Klinikën Mayo në Jacksonville të Floridas, i tregoi Puckett-it rreth një pajisje që do ta ndihmonte atë të ecte përsëri. Në fillim, Puckett nuk e besoi.

“Më tha se kishte një dritë të kuqe që do të më bënte të ecja përsëri. Nuk më besohej.”

Van Gerpen e quajti pajisjen e tij ‘the mobilaser’, “lëvizje me lazer”. Një rreze lazer, e ngjitur në karrige lëshon një rreze drite që ofron një sugjerim vizual për pacientin që ka vështirësi të ecë për shkak të sëmundjes neurologjike apo traumës së trurit.

“Është një pjesë e trurit që aktivizohet kur njeriu synon të fillojë ecjen dhe nëse kjo pjesë dëmtohet, atëherë sinjali nuk përcillet për të filluar lëvizjen.”

Duke parë shenjën e kuqe me lazer, pacienti përqëndrohet në një detyrë tjetër. Kjo e bën trurin të dërgojë sinjale në një rrugë tjetër për të filluar lëvizjen, duke mënjanuar ato zona ku sinjalet nuk përçohen.

“Ne po shfrytëzojmë ato pjesë të trurit që funksionojnë në rregull për të ndihmuar kompensimin për pjesët e dëmtuara.”


Mjeku Van Gerpen thotë se shumica e pacientëve të tij përmirësuan lëvizjet e tyre dhe Wayne Puckett thotë se pajisja e ndihmoi të lëvizte përsëri.
XS
SM
MD
LG