Lidhje

Rifillojnë goditjet nga ajri në Aleppo


Grupet e veprimtarëve sirianë thonë se qeveria ka rifilluar sot goditjet nga ajri mbi qytetin verior të Aleppos pasi goditjet ajrore të djeshme shkaktuan vdekjen e rreth 30 personave.

Grupet e opozitës thanë se një xhami që po përdorej si shkollë është mes ndërtesave që janë goditur nga paisje shpërthyese. Ata thonë se shpërthimi ka shkaktuar vdekjen e pesë personave.

Qeveria siriane nuk i ka konfirmuar këto njoftime. Agjencia shtetërore e lajmeve SANA thotë se një grua dhe një fëmijë u vranë dot në Aleppo, pasi “terroristët” siç shprehet agjencia, goditën me mortajë.
XS
SM
MD
LG