Lidhje

Hollande viziton Uashingtonin


Presidenti amerikan Barack Obama dhe Presidenti francez Francois Hollande që po viziton Shtetet e Bashkuara, shkojnë sot pasdite në qytetin Charlottesville të shtetit Virginia, ku do të mbajnë fjalime dhe do të vizitojnë shtëpinë historike të presidentit të tretë amerikan, Thomas Jefferson.

Para udhëtimit në qytetin historik, 180 kilometra në jugperëndim të Uashingtonit, gazeta the Washington Post botoi një artikull të përbashkët nga dy presidentët që e vë theksin tek bashkëpunimi për çështje si negociatat për programin bërthamor të Iranit, kundërterrorizmin dhe përpjekjet për të luftuar varfërinë në Afrikë.

Zoti Obama dhe Zoti Hollande shprehen se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës janë “transformuar” vitet e fundit dhe janë “model për bashkëpunimin ndërkombëtar”.
XS
SM
MD
LG