Lidhje

Histori: Çfare ka ndodhur me 11 shkurt?


JImmu
JImmu
660 pes - Data tradicionale e themelimit të Japonisë nga perandori Jimmu.
55 - Tiberius Klaud Cezar Britannikus, trashëgimtar i fronit perandorak romak, vdes në rrethanat misterioze në Romë. Vdekja e tij i hap rrugën Neronit për t'u bërë perandor.
1895 - Georgetown u bë pjesë e kryeqytetit Washington DC .
1916 - Anarkistja amerikane Emma Goldman arrestohet për mbajtjen e një leksioni mbi kontrollin e lindjeve.
1929 - Italia nënshkruan Traktatin Lateran, duke njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Vatikanit.
1943 - General Dwight David Eisenhower zgjidhet për të komanduar ushtrinë aleate në Evropë. Përpjekjet e gjeneralit në Luftën e Dytë Botërore e bënë atë aq shumë popullor sa më 1952 amerikanët e zgjodhën President të Shteteve të Bashkuara.
1945 - Marrëveshja e Jaltës e nënshkruar nga Presidenti Franklin Roosevelt, kryeministri britanik Winston Churchill, dhe udhëheqësit sovjetik Josef Stalinit përcakton strategjinë aleate pas luftës së dytë botërore.
1963 - Agjencia amerikane qendrore e zbulimit (CIA) krijon për herë të parë Divisionin e Operacioneve brenda vendit.
1964 - Grupi Beatles jep koncertin e parë në SHBA, me një shfaqje në Koloseun në Washington DC.
1964 - Fillojnë luftimet greko - turke në Limasol, Qipro.
1978 - Kina shfuqizon masën e ndalimit ndaj librave të Aristotelit, Shekspirit dhe Dikensit; leximi i tyre nuk do të përbënte më krim kundër shtetit.
1990 - Udhëheqësi i qendresës zezake të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, lirohet nga burgu politik pas më shumë se 27 vjetësh. Mandela doli nga dera e burgut Victor Verster jashtë Cape Town mes entuziasmit të pasuesve të tij. Pas daljes nga burgu, Mandela u vu në krye të përpjekjeve kundër aparteidit.
1998 - Lirika për këngën "Candle in the Wind 1997" (kushtuar Princeshë Dianës) del në ankand në Londër për 442.500 dollarë.
"..Loveliness we've lost
These empty days without your smile
This torch we'll always carry
For our nation's golden child.."

Muzika: Elton John
Lirika: Bernie Taupin
2011 - Si rezultat i protestave të Pranverës Arabe, presidenti egjiptian Hosni Mubarak njoftoi dorëheqjen dhe ia dorëzoi pushtetin ushtrisë.
2012 - Ylli i muzikës pop Whitney Houston vdiq në hotelin Beverly Hilton në Los Anxhelos, një natë para ceremonisë vjetore të çmimeve muzikore.
2013 - Papa Benedikti XVI njofton dorëheqjen, duke u bërë papa i parë që të jeq dorëheqjen që nga viti 1415.
Mendim i ditës
“Njeriu lind për të jetuar, jo për tu përgatitur për të jetuar”.
Boris Pasternak
XS
SM
MD
LG