Lidhje

Algjeri, rrëzohet avioni me 103 pasagjerë në bord


Një aeroplan ushtarak transporti u rrëzua sot në Algjerinë verilindore. duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave përveç njërit, mes 103 vetëve në bord.

Sipas njoftimeve fillestare, nuk kishte asnjë të mbijetuar, por zyrtarët algjerianë thonë se një person ka shpëtuar.

Shërbimi algjerian zyrtar i Shtypit thotë aeroplani C-130 u rrëzua sot në malin Xhebel Fertas, në verilindje të Algjerisë, kur po i afrohej qytetit Constantine.

Autoritetet thonë se moti i keq, përfshirë reshje dëbore dhe erëra të forta mund të kenë luajtur rol në aksident. Ata thonë se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit, u dërguan menjëherë në vendin e rrëzimit.
XS
SM
MD
LG