Lidhje

Banka Qendrore amerikane do të ul mbështetjen tek ekonomia


Shefja e re e Bankës Qendrore amerikane thotë se hartuesit e politikave të Bankës ka mundësi ta ulin mbështetjen e tyre të drejtpërdrejtë për ekonominë amerikane në muajt e ardhshëm, në qoftë se ekonomia vazhdon rritjen.

Kryetarja e Rezervës Federale, Janet Yellen, tha sot se Banka ka mundësi që të vazhdojë të pakësojë blerjen e letrave me vlerë prej miliarda dollarësh, "në hapat e matura që do të ndërmarrë më tej", por ende nuk ka vendosur një afat kohor. Rezerva Federale e ka ulur tashmë blerjen e letrave me vlerë nga 85 miliard në 65 miliard dollarë në muaj.

Zonja Yellen i ofroi idetë e saj në dëshminë përpara Kongresit, e para për të që kur filloi punën në këtë post. Ajo është gruaja e parë që kryeson Bankën Qendrore amerikane ose Rezervën Federale, siç njihet ky institucion me një histori 100 vjeçare.

Ajo tha se pret që në politikat e Bankës Qendrore të ketë mjaft vazhdimësi, që kur ajo i zuri vendin kryetarit të mëparshëm të Bankës Ben Bernanke në fillim të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG