Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 12 shkurt?


Muslims in Granada
Muslims in Granada
1502 - Muslimanët e Granadës, Spanjë, detyrohen të kthehen në të krishterë. Popullsia myslimane kaloi në ilegalitet, duke fshehur besimin dhe zakonet nga autoritetet spanjolle për t’iu shmangur vdekjes a ekzekutimit. Edhe në rrethana të tilla të vështira, “moriskos” (siç i quanin spanjollët myslimanët e tyre) ruajtën besimin për dekada. Kjo bëri që më 1609, mbreti Phillip të nënshkruante dekretin për dëbimin e myslimanëve nga Spanja. Atyre iu dha 3 ditë afat për të mbledhur plaçkat dhe për të hypur në anije të destinuara për në Afrikën e Veriut ose në rajonet e Perandorisë Osmane – rreth 500 mijë myslimanë ikën.
1719 - Më Amsterdam themelohet firma Onderlinge van 1719 u.a., kompania më e vjetër (ende në ekzistencë) e sigurimit të jetës në Holandë.
1809 – SHBA; Lindi presidenti më i admiruar - Jeta e tij i ngjan vetë Amerikës; nga fëmije i zakonshëm, lindur në kasolle, u rrit të bëhej presidenti XVI i Shteteve të Bashkuara. Studioi shumë, vetë, nën dritën e zjarrit në vatër për t'u bërë avokat pastaj burrë shteti. Eshtë fjala për Abraham Linkolnin, një nga presidentët amerikanë më të nderuar, që i shërbeu vendit në kohët më të turbullta; afati i presidencës së tij (1861-1865) përfshiu Luftën Civile; Çlirimin e skllevërve: Fjalimin në Gettysburg, që vazhdon të konsiderohet si shprehje klasike e besimeve dhe qëllimeve demokratike. Presidenti Linkoln shpalli gjithashtu një nga festat më popullore në Amerikë; Ditën e Falenderimeve. Ai tha se e enjtja e fundit e nëntorit duhet të përdoret për të falenderuar, për të shprehur mirënjohje për çka aktualisht kemi, dhe kështu ishte dhe vazhdon të jetë kjo ditë. Abraham Lincoln jetoi në kohë tragjike; edhe fatin e pati tragjik. Duke parë një shfaqje në Teatrin Ford në Uashington, ai u qëllua, dhe vdiq disa orë më vonë. Linkolni ishte presidenti i parë amerikan që vritej. Kur praktikonte ligjin në Ilinois, ai fitoi mbiemrin "Abe i Ndershëm". Për Abe Linkolnin, të qenit avokat ose President ishte e njëjta gjë; kërkim i së vërtetës për klientin apo për vendin.
1850 - Dorëshkrimi origjinal i fjalimit të lamtumirës së presidentit George Washington shitet për 2 mijë e 300 dollarë.
1931 - Radio Vatikani fillon transmetimet e saj. Programi u hap nga shkencëtari i njohur, Guglielmo Markoni, i cili ia dha mikrofonin Papa Pius XI për të përururuar Radio Stacionin e Shtetit-Qytet të Vatikanit. Sot, Radio Vatikani ofron programe në 34 gjuhë (përfshi shqip) në valë të shkurtëra, valë të mesme, FM, dhe satelitore. Urdhëri Jezuit u ngarkua me menaxhimin e Radio Vatikanit që nga fillimi i saj në vitin 1931.
1949 - Panik në Quito, Ekuador, pasi drama "Lufta e Botës" u luajt në radio.
1949 - Një avion i paidentifikuar bombardon Jeruzalemin.
1950 - Albert Einstein paralajmëron kundër bombës me hidrogjen.
1994 - Piktura "Scream"e Edvard Munch vidhet në Oslo.
2002 - Gjyqi i ish-presidentit të Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviçit fillon në gjykatën e krimeve të luftës të Kombeve të Bashkuara në Hagë. Millosheviçi vdiq katër vjet më vonë (2006), para përfundimit të gjyqit.
Mendim i ditës
“Pasi mendja është tendosur nga një ide e re, ajo kurrë nuk kthehet përsëri në madhësinë e mëparëshme".
Oliver Wendell Holmes
XS
SM
MD
LG