Lidhje

Raportuesi i BE-së në Maqedoni

  • Isak Ramadani

Riçard Howitt, Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, i cili qëndroi në Shkup, tha në një konferencë të organizuar nga partitë social-demokrate evropiane, se problemet dhe mosmarrëveshjet në këtë vend duhet domosdoshmërisht të zgjidhjen përmes rrugëve demokratike dhe se në Maqedoni duhet të sundojë ligji.

Raportuesi Howitt është pritur nga kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski dhe nga drejtues politikë. Ai foli për Marrëveshjen e Ohrit dhe nevojën e zbatimit të saj në praktikë, ndërkohë që tha se duhet të avancohet dialogu politik dhe të ketë angazhim sa më të madh lidhur me integrimet evropiane të Maqedonisë.

Ai theksoi qëndrimin se Bashkimi Evropian nuk e mbështet bojkotin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni, duke këmbëngulur që ky mesazh të konsiderohet me seriozitet nga partitë politike në Maqedoni.

Në lidhje me vizitën e Ministrit të Jashtëm grek Evangjelos Venizelos, që do t’i bëjë Shkupit javën e ardhëshme në cilësinë e drejtuesit të radhës me Bashkimin Evropian, raportuesi Richard Howitt u bëri thirrje politikanëve maqedonas që deklaratat e tyre t’i kontribuojnë përparimit të marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe të jenë në drejtim të nxitjes së proceseve në takimin e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian në qershor.
XS
SM
MD
LG