Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 15 shkurt?


Death of Socrates
Death of Socrates
399 pes - Sokrati dënohet me vdekje nga qeveria e Athinës nën akuzat se mohonte perënditë dhe kishte korruptuar të rinjtë me mësimet e tij. Trupi gjykues i ofroi Sokratit dy zgjedhje; 1) të hiqte dorë nga bindjet e tij; 2) të vdiste duke pirë helm - filozofi zgjodhi të dytën. Nxënësi i tij, Platoni, ishte i pranishëm në vdekjen e Sokratit dhe e përshkroi ngjarjen: "Pasi piu kupën me helm, Sokrati filloi të ecte nëpër dhomë për të ndihmuar përhapjen e helmit në organizëm, derisa këmbët iu mpinë. Mpirja iu përhap më lart, arriti në zemër, rrahjet e saj u ndalën dhe Sokrati vdiq". Sokrati ishte 70 vjeç. Në shekullin XVIII, artisti francez Jacques Louis-David realizoi një pikturë nga kjo skenë duke u mbështetur në përshkrimet e Platonit dhe të një sërë autorësh të periudhës klasike. Piktura ndodhet e ekspozuar në Muzeun e Artit Metropolitan të Nju Jorkut.
1864 - Zjarri në Rotterdam të Holandës dëmton rëndë Muzeun Boijmans, duke shkatërruar pjesën më të madhe të koleksionit fillestar. Muzeu ishte hapur në vitin 1847 me një koleksion dhuruar nga Frans Boymans. Në vitin 1958, muzeut iu shtua edhe koleksioni i biznesmenit Daniel van Beuningen, dhe sot mban emrin Muzeu Boijmans - van Beuningen. Mes artistëve më të njohur me vepra pjesë të koleksionit të përhershëm të muzeut janë Bosch, Rembrandt, Claude Monet, van Gogh, Cézanne, Monet, Magritte, Munch etj.
1879 - Presidenti amerikan Rutherford Hayes nënshkroi një ligj që lejon avokatët femra të argumentojnë çështje para Gjykatës së Lartë. Shumë pak është folur për këtë president, madje disa as që kanë dëgjuar. Rutherford Hayes ishte republikan. Gjatë Luftës Civile arriti gradën e gjeneralit; pas luftës shërbeu si kongresmen për dy mandate, ku edhe krijoi reputacionin e politikanit të ndershëm. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1868, Rutherford humbi votat popullore, por fitoi ato të Kolegjit Elektoral (185-184). Si presidenti Hays ndoqi një politikë pajtuese ndaj shteteve të jugut. Ai shërbeu vetëm një mandat - nuk dëshironte të ri-kandidonte - pjesën tjetër të jetës e kaloi duke u marrë me çështje humanitare - vdiq më 17 janar 1893, 71 vjeç.

1909 – Ne Boston - del numri i pare i gazetës Dielli, gazeta më e vjetër shqipe në ekzistence. Gazeta Dielli ishte fillimisht organ i shoqërisë Besa-Besë ne Masachussetts. Me krijimin e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, më 10 qershor 1912 gazeta Dielli kaloi ne pronesi te Federates Vatra, dhe sot botohet 2 herë në javë.
1936 - Hitleri shpall planet për ndërtimin e automobilit "Volkswagen" “makinë e popullit", me një çmim të përballueshëm. Dy kompanitë më të mëdha Daimler - Benz dhe Auto Union, ranë dakord për të financuar projektin i kryesuar nga Ferdinand Porsche. Në vitin 1935, makina e pare Volkswagen doli në rrugë, por me çmim më të lartë. Dhe qeveria krijoi një program financimi; klientët duhej të depozitonin çdo javë të paktën 5 marka në një llogari pa interes bankar. Kur shuma të arrinte 750 marka, personit i dërgohej Volkswageni në shtëpi. Rreth 270,000 gjermanë u regjistruan në këtë program - asnjë Volkswagen nuk iu dorëzua ndonjëherë ndonjë klienti civil.

1946 - Maliq Bushati (66 vjeç) ekzekutohet nga një skuadër pushkatimi tek e ashtuquajtura kodra e Priftit, afër Tiranës, trupi i tij u mbulua në një varr pa emër. Bushati ishte kapur tradhëtisht nga komunistët më 1945 në Shkodër ku qëndronte i fshehur. Një ditë më pare, më 14 shkurt 1946, Maliqi ishte dënuar me vdekje nga një gjykatë e posaçme, së bashku me Lef Nosin dhe Anton Harapin nën akuzat për bashkëpunim me pushtuesin. Maliq Bushati vinte nga fisi i njohur i Bushatllinjëve të Shkodrës. Pjesmarrës i herëshëm në lëvizjen kombëtare, gjatë viteve 1920 – 30 ai kishte qenë deputet në parlament në grupin e opozitës. Urrejtja ndaj mbretit Zog bëri që në prill 1939, Bushati të shprehej në favor të pushtimit italian, dhe shërbeu më pas si ministër i Brendshëm në qeverinë e Shefqet Vërlacit (një tjetër kundërshtar i Zogut).
1965 – Këngëtari i Bitëllsave John Lennon (1940-1980) merr patentën e shoferit. Për të thuhet se ishte shofer shumë i keq, sidomos pas një aksidenti rrugor që e bëri të humbte plotësisht vetëbesimin në ngarjen e makinës. Që nga ajo kohë, kur shkonte në studiot e regjistrimit, Lennon merrte taksi ose shofer me pagesë.
1995 - Popullsia e Kinës arriti 1.2 miliardë. Kina kufizon çiftet për të bërë vetëm një ose dy fëmijë dhe është akuzuar për sterilizim dhe aborte të detyruara. Zyrtarët kinezë i hedhin poshtë këto kritika, duke thënë se ata përdorin edukimin dhe bindjen për t'i mësuar njerëzit të përfitojnë nga të paturit më pak fëmijë.
2013 - Mbi 1 mijë e 200 persona u plagosën nga copat e një meteori që shpërtheu mbi Chelyabinsk të Rusisë.
Mendim i ditës
"Unë nuk mund t’i mësojë asgjë askujt. Unë vetëm mund t’i bëjë ata të mendojnë".
Sokrati
XS
SM
MD
LG