Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 16 shkurt?

  • Astrit Lulushi

Pope Gregory I

Pope Gregory I

600 - Papa Gregori i parë shpall me dekret se thënia "Zoti ju bekoftë!" është përgjigje e saktë për teshtitjen. Përgjigje alternative ndaj teshtitjes është "Shëndet!". Papa Gregori I erdhi në krye të papatit në vitin 590, ndërsa Roma kërcënohej nga murtaja (vdekja nga plaga e zezë, bubonik) Me shpresë për shkurajuar këtë sëmundje, Papa urdhëroi lutje pafund. Në atë kohë mendohej se, teshtitja ishte shenjë e hershme e murtajës, dhe "Zoti ju bekoftë!", si përpjekje për të ndalur sëmundjen. Një shpjegim tjetër është se shpirti mund të dalë nga trupi kur personi teshtin, dhe kjo i hap rrugën pushtimit nga djalli; ose teshtitja është përpjekje e trupit për të ndalur pushtimin nga e keqja, dhe në këto raste, "qofsh i bekuar" apo "Zoti ju bekoftë" përdoret si një lloj mburoje. Një tjetër ide është se gjatë teshtitjes zemra pushon së rrahuri dhe të thënit "Shëndet!" inkurajon zemrën për të vazhduar rrahjet.
1838 - Kentuky miraton ligjin që lejon femrat të shkojnë në shkollë, por me disa kushte; Emri i Darvinit të mos përmendej në mjediset e shkollës, ishte një prej kushteve.
1923 - Howard Carter hap varrin e paprekur të faraonit Tutankhamun (mbretit Tut) të shekullit XIV pes. Pas kësaj, Howard, arkeolog anglez dhe egyptologist u bë shumë i famshëm. Zbrazja e varrit nga mijëra objekte të gjetura në të vazhdoi deri në vitin 1932. Howard Karter vdiq Londër më 2 mars 1939 në moshën 64 vjeç. Vdekja ishte e natyrëshme dhe ndodhi pas shumë vitesh; kjo hodhi poshtë mitin mbi "mallkimin e faraonëve" për ata që kishin hapur varrin Tutankhamun.
1927 - SHBA rivendos marrëdhëniet diplomatike me Turqinë. Ankaraja i kishe ndërprerë marrëdhëniet me Uashingtonin në vitin 1917 pasi Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë Gjermanisë. SHBA dhe perandoria osmane kishin pasur marrëdhënie në nivel ambasadërësh që në vitin 1830.
1938 – Vatikan - Kolegji i Kardinalëve i përgjigjet një peticioni të mbretit shqiptar Ahmet Zog dhe konteshës hungareze Geraldine Apponyi që kërkonin pëlqimin e Vatikanit për t’u martuar; mbreti ishte mysliman dhe kontesha, katolike romane. Në vendimin e Këshillit të Kardinalëve thuhej se të gjitha peticionet për martesa të përziera gjykoheshin mbi bazat e ligjit kanunor dhe kushtet ishin të njëjtë për sovranët dhe për besimtarët e zakonshëm. Këto kushte kërkonin që mbreti Zog dhe Kontesha Apponyi duhej të nënshkruanin garanci solemne se një martesë sipas riteve të Kishës së Romëst duhej t’I paraprinte martesës civile; në këtë rast, gruaja katolike kurrë nuk do të ndryshonte besimin e saj; dhe fëmijët nga kjo martesë të edukoheshin në fenë katolike. Mbreti zog nuk kishte hedhur ndonjë hap drejt nëshkrimit të garancive të tilla, kështu peticioni u hodh poshtë dhe martesa duket se do të kryhej sipas ritit mysliman.
1959 - Fidel Kastro shpall veten kryeministër i Kubës pas përmbysjes së qeverisë Batista. Vetëm pas dy vjetësh, 1961, Kastro do të shpallte natyrën socialiste të administratës së tij, me Kubën shtet njëpartiak nën sundimin e Partisë Komuniste, shteti i parë i këtij lloji në Hemisferën Perëndimore.
2013 - Futbollisti argjentinas Lionel Messi shënon golin e14-të radhazi në La Liga dhe golin e tij të 300 në 365 ndeshje për Barcelonën. Stili i lojës dhe fama e tij janë krahasuar me ato të argjentinasit tjetër,Diego Maradona, i cili e ka shpallur Messin "pasardhësin e tij" në futboll.
Mendimi i ditës
“Në shkencë, asgjë nuk është asnjëherë 100% e provuar”.
Michio Kaku
XS
SM
MD
LG