Lidhje

Venezuelë: Protestuesi i pestë humb jetën


Protestuesi i pestë në Venezuelë gjeti vdekjen nga plagët e marra gjatë demonstratave anti-qeveritare të javës së kaluar.

Një student 22 vjeçar u qëllua në kokë të martën në qytetin e Valencias, gjatë një proteste kundër qeverisë socialiste të presidentit Nicolas Maduro.

Ndërkohë të mërkurën, përkrahësit e udhëheqësit të opozitës Leopold Lopez u mblodhën pranë një gjykate në Karakas para një seance për akuzat ndaj tij që erdhën pas një jave protestash të dhunshme për të rrëzuar nga pushteti zotin Maduro.

Lopez e kaloi natën në burg pasi u dorëzua vetë në polici të enjten. Një urdhër arresti i lëshuar më parë thoshte se zoti Lopez mund të përballet me akuza që përfshinë vrasje.

Trupat e Gardës Kombëtare në makina të brinduara qëndronin pranë demonstruesve që kërkonin lirimin e zotit Lopez.
XS
SM
MD
LG