Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 22 shkurt?

  • Astrit Lulushi

Popcorn

Popcorn

1630 - Kolonët amerikanë shijuan për herë të parë kokoshkat që indianët sollën në tryezën e shtruar me rastin e ditës së Falenderimeve.
1632 - Galileo Galilei boton librin Dialog mbi dy sistemet kozmike, ku ai krahason sistemin e Kopernikut me sistemin tradicional të Ptolemeut. Sipas sistemit Kopernikan, Toka dhe planetet e tjerë rrotullohen rreth Diellit; sipas sistemit Ptolemian, çdo gjë në Univers vjen rrotull Tokës. "Dialogu...", u botua në Firence me lejen zyrtare nga inkuizicioni, dhe u bë menjëherë libri më i shitur. Në vitin 1633, Galileo u shpall fajtor nën "akuza të rënda për herezi". Libri “Dialog mbi dy sistemet”, si dhe çdo publikim tjetër i tij u vendosën në Indeksin e Librave të ndaluara, ku qëndruan deri më 1835.
1656 - New Amsterdami i jep komunitetit hebraik një truall varrimi. Tradita Amerikane e lirisë fetare nuk ka qenë gjithmonë karakteristikë e jetës së hershme koloniale. Për shembull, deri në vitin 1759, hebrenjtë dhe protestantët e krishterë nuk pranoheshin në kolonitë franceze të Amerikës së veriut dhe në asnjë kolonitë spanjolle. Por si lindi komuniteti hebraik i Nju Amsterdamit? Në vitin 1654, 23 hebrenj burra, gra e fëmijë ikin nga ish- kolonia holandeze Recife, Brazil, për t'u kthyer në Holandë. Por pas një ndalese në Xhamajka, anija u sulmua dhe ata u grabitën nga piratët spanjollë. Per një kthim në Evropë, tani as që bëhej fjalë. Kështu, refugjatët bënë një marrëveshje me kapitenin e anijes, për t'i çuar në qytetin Nju Amsterdam, ku ata u pritën më mire se gjektë. Më vonë qyteti mori emrin Nju Jork dhe hebrenjtë u bënë bashkësia më e pasur e më me ndikim në Amerikë.
1732 - Lindi George Washington, udhëheqësi i luftës revolucionare për pavarësi, ati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidenti i parë i zgjedhur në bazë të Kushtetutës më 1789. Por Shtetet e Bashkuara ishin krijuar si vend kur 13 kolonitë ratifikuan Artikujt e Konfederatës, disa vite para se Kushtetuta të hynte në fuqi, dhe atëhere Kongresi i Konfederates miratoi John Hanson si presidentin e parë. Historianë thonë se Hanson u zgjodh presidenti i parë i Kongresit të Konfederatës, por jo i Shteteve të Bashkuara (kjo do të thotë se vendi ishte pa president). Nën kryesinë e presidentit Hanson, Kongresi krijoi Departamentin e Thesarit, përcaktoi Vulën e Madhe të Shteteve të Bashkuara (vula që presidenti amerikan përdor sot), dhe shpalli te enjtjen e katërt te çdo nëntori si ditë te veçantë për falenderime. Kur presidenti Hanson mori detyrën, një koleg i tij i dërgoi një telegram ku thuhej: "Shkëlqesi, iu uroj për emërimin për postin më të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara". Telegrami ishte nënshkruar nga George Washingtoni.
1774 - Britani - Dhoma e Lordëve vendos se shkrimtarët nuk mund të gëzojnë të drejtën e përjetshme të autorit. Në Shtetet e Bashkuara, e drejtat e përjetshme e autorit është e ndaluar me Kushtetutë. Në bazë të nenit 197 të Aktit Copyright, veprat e pabotuara letrare, dramatike e muzikore janë nën të drejtën e vazhdueshme të autorit, por sapo ato botohen, e drejta e autorit (copyright) zgjat jo më shumë se 70 vjet.
1784 - Anija amerikane "Empress of China" niset nga Nju Jorku për në Kinë e ngarkuar me mallra, duke përfshirë 30 ton xhensen. Vetëm pak muaj pasi trupat britanike ishin larguar nga qyteti, duke përfituar nga pavarësia, tregtarët amerikanë ishin vënë në kërkim të tregjeve. Anijes Empress iu deshën gjashtë muaj udhëtim dhe 5 muaj të tjera në brigjet e Kinës për të shitur mallin dhe për t’u ngarkuar me çaj dhe prodhime porcelain - anija arriti në New York në maj 1785 dhe u prit me brohoritje. Një gazetë shkroi se tregtia me Evropën tani mund të zëvendësohej me tregti më fitimprurëse në lindje. Ngarkesa e parë ishte shitur me 30 për qind fitim.
1821 - Spanja ia shet Floridën lindore SHBA-së për 5 milionë dollarë.
1856 – Partia republikane amerikane zhvillon kuvendin e saj të parë kombëtar në Pittsburgh të Pensilvanisë.
1876 – Hap dyert Universiteti Johns Hopkins në Maryland.
1942 - Lufta e Dytë Botërore; Presidenti Franklin Roosevelt urdhëron gjeneralin Douglas MacArthur të tërhiqej nga Filipinet, ai ndodhej në rrezik, ndërsa mbrojta amerikane ishte thyer. Gjeneral MacArthur u tërhoq, duke u thënë trupave që la pas “Unë do të kthehem!”. Më 20 tetor, të vitit 1944, disa orë pasi mbërriti në Filipine, MacArthur deklaroi në radio: "Populli i Filipineve, unë u ktheva!" Në janar të vitit 1945, nën komandën e tij, forcat amerikane çliruan ishullin kryesor Luzon pastaj Bataan, Corregidor dhe Manila. Vetëm një e treta e trupave që general MacArthur kishte lënë pas më 1942, mbijetuan për të parë kthimin e tij. Jam pak vonë, u tha ai, por në fund erdha.
1956 - Elvis Presley del në krye të listë së 10 këngëve më të mira me "Heartbreak Hotel”
"…Që kur më braktise,
Një vend të ri kam getur
Për të jetuar i vetmuar
Diku në fund të rrugës
në hotelin ‘Zemërthyer”
Mendim i ditës
"Ju mbaheni mend për rregullat që keni thyer."
Douglas MacArthur
XS
SM
MD
LG