Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 25 shkurt?

  • Astrit Lulushi

Elizabeth I of England

Elizabeth I of England

1570 - Mbretëresha Elizabeth I e Anglisë, çkishërohet nga Papa Pius V – Për të ardhur në fron, ajo kishte ekzekutuar kusheriren e vet, Mari, mbretëreshë e skocezëve. Gjatë mbretërimit të Elizabetës së parë - deri në vdekje e saj më 1603 - Anglia provoi një nga periudhat më të suksesshme; William Shakespeare, Edmund Spenser, Francis Bacon, Walter Raleigh, Francis Drake, dhe figura të tjera të rëndësishme dolën në letërsi dhe eksplorim; Anglia u njësua si komb; u bë fuqi e madhe evropiane dhe detare; u zhvillua në tregti, industri, dhe hyri në epokën e kolonizimeve.


1859 - Avokatët përdorin për herë të parë me sukses taktikën e mbrojtjes së një të pandehuri, duke e shpallur të çmendur për të provuar pafajësinë.


1870 - Hirami Revels bëhet afrikano-amerikani i parë senator - ai plotësoi mandatin e Jefferson Davis, i cili ishte largua nga Senati për t'u bërë president i konfederatës.


1901 - J.P. Morgan formon Korporatën amerikane të çelikut, korporata e parë miliarda dollarëshe në botë. J.P. Morgan ishte investitor, industrialist, bankier, zotërues i sistemeve të kumunikimit dhe transportit detar; i njohur edhe si filantropist e koleksionist i veprave të artit. JP Morgan ishte president i Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork. Pas vdekjes, koleksioni i tij u vendos në krahun Pierpont Morgan të muzeut, ku përfshihet edhe "Thesari shqiptar i Vrapit" (punime artizanale, kryesisht argjendari, nga mesjeta e herëshme në trojet e Shqipërisë së mesme).


1907 - Drama "Philanderer" (Feministi) nga George Bernard Shaw shfaqet për herë të parë në Londër. Fan Stilian Noli mbante korrespondecë me Bernard Shaw-n. Kur Noli botoi librin "Bethoven and French Revolution", ai i dërgoi një kopje të librit, dhe Shaw iu përgjigj: "Peshkopi ia ka kushtuar jetën e tij fesë në vend që tia kushtonte letërsisë!"


1932 - Emmigranti austriak Adolf Hitler merr shtetësinë gjermane.


1956 - Hrushovi denoncon Stalinin në Kongresin XX të Partisë Komuniste Sovjetike.


1969 - Gjermania i jep 5 milionë dollarë një grupi terrorist arab si çmim për lirimin e udhëtarëve dhe ekuipazhit të një avioni të rrëmbyer prej tyre.


1983 - Vdiq Tennessee Williams (72 vjeç), një nga dramaturgët më të njohur amerikanë të shekullit të 20-të, autor i më shumë se 70 dramave, përfshi "A Streetcar Named Desire", 1947. Williams ishte edhe poet. Heavenly Grass / Bar qiellor, nga Tennessi Williams
(fragment, shqipërim)

Këmbët e mia ecin mbi barin qiellor
Ditën në qiellin kristal të tejdukshëm
…ecin…
Gjithë natën ndërsa yjet rrokullisen
Pastaj ato zbresin për ecje në tokë
Dhe nëna klithi kur mua më lindi.
Tani këmbët shkojnë larg e shpejt
Por malli i merr për barin qiellor.


1998 - Bordello e parë e ligjshme hapet në Zyrih të Zvicrës. Tridhjetë prostituta të vetëpunësuara hapën dyqanin e tyre në "Petite Fleur". "Gratë mund të ndjekin profesionin e tyre pa tutorë", tha avokati atë ditë në një konferencë shtypi.

2013 - Presidenti kuban Raul Kastro njofton se nuk do të kërkojë një mandat tjetër në vitin 2018.

Mendim i ditës
"Kur një gjë është për të qeshur, kërko me kujdes për një të vërtetë të fshehur."
George Bernard Shaw
XS
SM
MD
LG