Lidhje

Ndahet nga jeta humoristi Harold Ramis


Harold Ramis, skenaristi, aktori dhe regjisori i filmave komikë si "Caddyshack," "National Lampoon's Animal House," dhe "Groundhog Day," u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare.

Një zëdhënës i agjencisë që përfaqësonte artistin tha se Ramis vdiq dje në qytetin e tij Çikago, nga një sëmundje disa vjeçare e sistemit imunitar.

Ramis hyri në botën e artin në vitin 1969, si pjesëtar i trupës në komedinë e improvizuar “Second City”, ku ai interpretoi krahas me aktorin me origjinë shqiptare, të ndjerin John Belushi, si dhe me Dan Ackroyd dhe Bill Murray. Të gjithë këta aktorë u bënë yje të komedisë amerikane në vitet 1970 dhe 1980.

Më vonë, Harold Ramis u bë skenarist dhe aktor në komedinë televizive kanadeze "SCTV." Bashkëpunimi i tij në skenarin e filmit televiziv "National Lampoon's Animal House," në vitin 1978, ku John Belushi interpretonte në rolin e anëtarit të një organizate studentore djemsh, shënoi edhe fillimin e karriersë së suksesshme të Harold Ramisit në Hollivud.
XS
SM
MD
LG