Lidhje

Ligji kundër homoseksualëve në Uganda


Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje Ugandës të shfuqizojë një ligj të ri i cili parashikon dënime të rënda për homoseksualët. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se Presidenti i Ugandës Yoweri Museveni "e ktheu Ugandën një hap prapa" duke nënshkruar një ligj që përbën fyerje dhe rrezik për homoseksualët e Ugandës dhe që pasqyron gjendjen e rëndë të të drejtave të njeriut në këtë vend.

Shtëpia e Bardhë tha se ligji do të dëmtonte shëndetin publik, duke përfshirë edhe përpjekjet në luftën kundër Sidës. Presidenti Museveni i doli në mbrojtje ligjit, duke theksuar se sipas studimeve, homseksualiteti përbën një zgjedhje dhe jo një tipar gjenetik. Parlamenti i Ugandës e miratoi ligjin në dhjetor.

Ligji parashikon dënimin me 14 vjet burgim për personat që e shkelin atë për herë të parë dhe me burgim të përjetshëm për personat e cilësuar sipas formulimit të ligjit, “gjendje e rënduar homoseksualiteti”. Varianti original i ligjit kërkonte dënim me vdekje në disa raste, por më pas kjo klauzolë u hoq, pasi vendet perëndimore dhe grupe të të drejtave të njeriut e dënuan ligjin.
XS
SM
MD
LG