Lidhje

Avionët pa pilot dhe përdorimi i tyre


Aeroplanët pa pilot ose me telekomandë, që përdoren për qëllime komerciale dhe për të kryer detyra të jetës së përditshme, po përdoren gjithnjë e më shumë në vende të ndryshme të botës. Disa nga këto detyra mund t'ju duken të çuditshme, disa të tjera mund t'ju lenë pa mend. Materiali që do të transmetojmë tani na njeh me vendet që janë më përpara në këtë fushë dhe përse Shtetet e Bashkuara kanë mbetur prapa.

Mendojeni një avion të telekomanduar si një kamer fluturuese, e cila filmon pamje që nuk mund t'i filojë dot një pilot në një avion të madh. Por ata bëjnë më shumë se kaq, duke i rënë kryq e tërthor qiellit në vende ku kufizimet janë të pakta.

Në Angli ata luajnë rolin e kamarierit fluturues.

Në Afrikën e Jugut, bëjnë kërkime të botës shtazore, filmojnë elefantët, xhirafat dhe kafshë të tjera.

Mbi Oqeanin Paqësor vëzhgojnë balenat.

Në Indonezi dhe Kinë së shpejti do të transportojnë ar.

Në Gjemani, producenti Chris Kippenberger krijon reklama për makina të shtrenjta. Ai u intervistua përmes Skype-it.

"Tani mund të filmosh aksionin në formë natyrale, për shembull duke filluar nga maja e një ndërtese dhe e telekomandon avionin për të arritur deri te personi që do të filmosh."

Aeroplanët pa pilot janë bërë shkak vemendjeje edhe për gjëra të tjera. Dy kanadezë u burgosën në Egjipt sepse po filmonin me një avion të tillë. Policia turke e rrëzoi këtë avion që shikoni, kur ai po filmonte protestuesit.

Në Japoni avionët e telekomanduar vëzhgojnë uzinën bërthamore në Fukushima.

Po në Japoni këta avionë bëjnë 90 përqind të spërkatjes së bimëve.

"Gjatë dy dekadave avioni R-Max ka bërë 1.8 milion orë fluturime dhe nuk kemi patur ankesa për shkelje të privatësisë."

Henio Arcangeli i firmës Yamaha dhe ekepertë të tjerë folën përpara senatit amerikan për çështjen e përdorimit të avionëve pa pilot në SHBA.

"SHBA nuk po udhëheq në industrinë e këtyre avionëve, por kanë mbetur prapa.”

Kjo sepse në SHBA fluturimet e tyre kufizohen dhe mund të përdoren kryesisht për kërkime shkencore.

David Kirstein është jurist.

"Këto teknologji nuk e kanë provuar veten ende. Sidomos është çështja se ato mund të ndikojnë në trafikun ajror.”

Ekspertja e çështjeve të privatësisë Leslie Harris thotë se ligji duhet të mbrojë liritë civile.

“Teknologjia shpesh e tejkalon ligjin ekzistues dhe duhen vite që ligji të modernizohet."

Për të krijuar një ide më të mirë për avionët me telekomandë, ne përdorëm teknologjinë Google Glass.

Tony Ngo merret me shitjenj e këtyre avionëve. Ai thotë se biznsi i tij është katërfishuar në dy vitet e fundit.

Zyrtarët amerikanë të aviacionit thonë se brenda 5 vjetëve në SHBA do të ketë 7500 avionë të telekomanduar por vetëm pasi të shpallen rregullat për përdorimin e tyre. Këto rregulla mund të miratohen qysh vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG