Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur me 3 mars?

  • Astrit Lulushi

Coat of Arms, Vladislav II

Coat of Arms, Vladislav II

1386 – Duka i madh i Lituanisë, Vladislavi, martohet me regjenten polake Jagiella, dhe kurorëzohet mbret i Polonisë. Gjatë mbretërimit të tij që zgjati rreth 50 vjet, Polonia u shndërrua në superfuqi në Evropës qendrore e lindore.
1585 -Teatri olimpik, projektuar nga Andrea Palladio, përurohet në Vicenza, Itali. Teatri ështe më i vjetri ende në përdorim që nga periudha e rilindjes italiane.
1863 - Abraham Linkoln miraton statutin e Akademisë Kombëtare të Shkencave. Që prej atëhere, mbështetur nga qeveria federale, kjo akademi është përpjekur për përsosmëri nëpërmjet punimeve të mirëfillat në shkencë, inxhinieri, mjekësi, të publikuara në revistën e përjavëshme “Proceedings of the National Academy of Science”.
1878 - Bullgaria shkëputet nga Turqia, në kuadër të traktatit të paqes nënshkruar në Shën Stefan (afër Stambollit) midis Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane. Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane shumë prej zotërimeve në Ballkan, gjë që shkaktoi edhe shqetësime rreth shtrirjes së ndikimit rus nëpërmjet një Bullgarie të madhe. Në të vërtetë, kundërshtimin më të rreptë traktati e pati nga Anglia dhe nga Austro-Hungaria. Për këtë arsye, u vendos që traktati të rishikohej nga një kongres i posaçëm i Fuqive të Mëdha, (Kongresi i Berlinit, 13 qershor 1878). Në prag të kongresit, atdhetarët shqiptarë (300 përfaqësues të të gjitha krahinave shqiptare) themeluan Lidhjen e Prizrenit për të dalë me një zë të përbashkët me kërkesat e tyre; Çështja ishte se shumë prej trojeve që i merreshin perandorisë osmane u përkisnin shqiptarëve, dhe kjo çështje as që u përfill nga Kongresi i Berlinit (ku kancelari Bismark është cituar të ketë thënë “Shqipëria është shprehje gjeografike”). Pas kësaj Lidhja e Prizrenit u hodh në luftë të armatosur për mbrojtjen e trojeve shqiptare, deri sa u shtyp me dhunë nga Perandoria Osmane më 1881.
1904 - Kaiser Wilhelm II i Gjermanisë bëhet personi i parë që regjistron me zë një dokument politik, duke përdorur cilindrin fonogram të shpikur nga Thomas Edisoni.
1915 – SHBA - Krijohet Komisioni Kombëtar Këshillues për Komunikacionin Ajror (NACA), paraardhës i Agjencisë Amerikane të Hapësirës (NASA).
1917 – Monarku rus Mihail i Madh jep dorëheqjen një ditë pasi u bë car.
1931 - "Star Spangled Banner" zyrtarisht bëhet himni kombëtar i SHBA-së; Vargjet vijnë nga "Defense of Fort McHenry", poezi e shkruar në 1814 nga Francis Scott Key, avokat 35-vjeçar, pasi ai pa bombardimin e fortesës McHenry nga anijet britanike në ujrat pranë brigjeve të Baltimores, Maryland:
“Oh, thoni mund të shihni nga drita e hershme e agimit
Çfarë ne me aq krenari përshëndetëm në ndriçimin e fundit të muzgut?
Vijat e gjera dhe yjet e ndritshme përmes luftës së rrezikshme,
Mbi kulla ne i pamë, me aq hijeshi valviteshin?...”
1933 - Kandidati komunist për zgjedhjet presidenciale në Gjermani, Earnest Thalmann, arrestohet. Ai u mbajt i izoluar në qeli për 11 vjet, para se të pushkatohej në Buchenwald me urdhër të Adolf Hitlerit në vitin 1944.
1933 – Përurohet skulptura presidenciale në Malin Rushmore, Dakota e Jugut, SHBA. “Qëllimi i memorialit është për të shprehur themelimin, zgjerimin, ruajtjen, dhe unifikimin e Shteteve të Bashkuara me bustet kolosale të presidentëve Washington, Jefferson, Linkoln dhe Theodore Roosevelt", argumentonte skulptori Gutzon Borglum kur fliste për veprën e vet.
1938 – Naftë zbulohet në Arabinë Saudite.
1939 - Në Mumbai, Mahatma Gandi fillon të agjërojë në shenjë proteste ndaj sundimit autokratik në Indi.
1945 – Forca Mbretërore Ajrore Britanike (RAF) bombardon gabimisht Hagën, Holandë, duke vrarë 511 persona.
1952 - Shkrimtari amerikan Ernest Hemingway përfundon librin Plaku dhe Deti dhe e cilëson atë si romanin më të mirë që ka shkruar ndonjëherë.
Mendim i ditës
“Mllefi është shpërthim ndjenje inferioriteti”.
Jose Ortega Y Gasset
XS
SM
MD
LG