Lidhje

Mbrojtja e kockave nga thyerjet


Shkencëtarët britanikë thonë se kanë zhvilluar një material sintetik që një ditë mund të përdoret për mbrojtjen e kockave nga thyerjet. Materiali quhet Armourgel dhe është aq i butë sa mund të futet në veshje të zakonëshme.

Ndërsa moshohen, shumë njerëz zhvillojnë osteoporozë, sëmundje kockash me pasoja negative si, dobësim kockash që edhe me një rënie të lehtë mund të thyhen dhe në disa raste me pasoja fatale.

Substanca e re të quajtur Armourgel është në fakt një kombinim i dy lëndëve të reja sintetike që mbrojnë nga goditjet. Një nga materialet është elastik dhe fortësohet më momentin kur goditet nga një tjetër objekt .

Daniel Plant është një studiues në kolegjin Imperial në Londër dhe themelues i firmës Armourgel Limited. "Substanca është e butë dhe e lëngshme, kështu që mund të përhapet në muskulaturën e trupit, kur goditet, ajo ngurtësohet menjëherë."

Daniel Plant thotë se është ndërthurrja e këtyre dy lëndëve që i japin Armourgelit cilësi të veçanta. Në këtë radiografi, kockat e pambrojtura të goditura nga një objekt i fortë thyen. Ndërsa kockat e mbrojtura nga Armourgel nuk pësojnë gjë.

Një tjetër tipar i rëndësishëm është se pas ngurtësimit, materiali rifiton elasticitetin e më parëshëm. Kjo e bën të përshtatshëm për përdorim në veshje, thotë Dr Steven Gambert. "Në qoftë se njerëzit mund ta blejnë për përdorim praktik, kjo mund të shpëtojë shumë njerëz, veçanërisht të moshuarit, nga thyerjet në kyçet e legenit."

Por doktor Gambert thotë se mbrojta e kockave nuk është zgjidhja. "Çështja kryesore është për të parandaluar humbjen e përmbajtjes së mineraleve të kockave, për të qëndruar të shëndetshme. Dhe pastaj, edhe në qoftë rrëzoheni, nuk do të thyeni ndonjë kockë."

Daniel Plant thotë se rrobat që përmbajnë Armourgel mund të jenë në treg brenda vitit 2016 .
XS
SM
MD
LG