Lidhje

Kosova në ndeshjen e parë ndërkombëtare të futbollit


Nesër në Mitrovicë, ekipi i futbollit të Kosovës do të përballet në një ndeshje miqësore me ekipin përfaqësues të Haitit. Kjo është ndeshja e parë ndërkombëtare e Kosovës nën përkujdesjen e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, e cila në janar të këtij viti i dha asaj dritën jeshile për takime të tilla. Interesimi për këtë takim sipas organizatorëve është i madh dhe kjo ka bërë që për pak orë të shiten të gjitha biletat. Ndonëse ndeshje miqësore, ajo shihet si një ngjarje me rëndësi në përpjekjet për të thyer izolimin e sporteve të Kosovës.





XS
SM
MD
LG