Lidhje

Sekretari Kerry takohet me mbretin e Jordanisë


Në kuadër të përpjekjeve për paqen në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ndodhet në Jordani në kuadër të përpjekjeve intensive për një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve.
Zoti Kerry arriti sot në qytetin port Akaba të Detit të Zi, ku sipas njoftimeve është takuar me mbretin e Jordanisë Abdullah.
Sekretari i Shtetit shpreson që të njoftojë për një marrëveshje kornizë paqeje nga fundi i prillit, kur është parashikuar të përfundojë raundi aktual i negociatave.
Informacioni për negociatat nuk është bërë publik, por secila nga palët ka fajësuar publikisht njëra-tjetrën për mungesë lëshimesh.
XS
SM
MD
LG