Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 10 mars?


Punic Wars
Punic Wars
241 pes – Luftrat Punike: Beteja e Ishujve Aegates - Romakët fundosin flotën karthagjenase duke fituar Luftën e Parë punike (romakët u referoheshin kartagjenasve si “punikë” ose “fenikas” - paraardhës të kartagjenasve). Shkaqe kryesor të luftërave punike (264 pes – 146 pes) ishin konfliktet brenda perandorisë karthagjenase dhe përpjekjet për zgjerim të Republikës Romake. Romakët fillimisht ishin të interesuar për zgjerim nëpërmjet Sicilisë (në atë kohë nën kontrollin kartagjenas).
418 - Hebrenjtë përjashtohen nga mbajtja e posteve publike në Perandorinë Romake.
1624 - Anglia i shpall luftë Spanjës. Armiqësia ndaj Spanjës ishte e lidhur kryesisht me anti-katolicizmin britanik dhe incidente të tilla si inkuizicioni spanjoll, përveç rivalitetit për kolonizime dhe hegjemoni në Evropë dhe Amerikë.
1762 - Francezi protestant Jean Calas, i cili ishte dënuar gabimisht për vrasjen e birit të tij, vdes pasi u torturuar nga autoritetet; kjo ngjarje frymëzoi Volterin për të filluar një fushatë për tolerancë fetare dhe reformë ligjore.
1849 - Abraham Linkoln aplikon për patentë; ai kishte shpikur një pajisje për ngritjen e anijeve mbi ujë në raste riparimi ose tërheqjeje a lëvizje në tokë. Më 22 maj 1849, Linkolni mori patentën me numër 6469, duke u bërë i vetmi president amerikan me patentë për një shpikje. Modeli i pajisjes ndodhet i ekspozuar në Institutin Smithsonian në Uashington.
1893 – SHBA, Universiteti i shtetit New Mexico anulon ceremoninë e pare të diplomimit; student i saj i vetëm Sam Steele që diplomohej atë ditë ishte plaçkitur dhe vrarë një natë më pare.
1902 - Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara vendos se Thomas Edison nuk ishte shpikësi i kameras filmike.
1971 - Senati amerikan miraton uljen e moshës së votimit në 18 vjeç.

Mendim i ditës
"Toleranca bëhet krim kur zbatohet për të keqen."
Thomas Mann
XS
SM
MD
LG