Lidhje

Marrëveshja e sigurisë amerikano-afgane e pasigurtë


Afghan President Hamid Karzai, right, listens to speeches of delegates with his first vice President Qasim Fahim during the last hours of a three days conference of Peace Jirga in Kabul, Afghanistan, Friday, June 4, 2010. (AP Photo/Musadeq Sadeq)
Afghan President Hamid Karzai, right, listens to speeches of delegates with his first vice President Qasim Fahim during the last hours of a three days conference of Peace Jirga in Kabul, Afghanistan, Friday, June 4, 2010. (AP Photo/Musadeq Sadeq)
Presidenti afgan Hamid Karzai ende nuk ka pranuar të nënshkruajë Marrëveshjen Dypalëshe të Sigurisë me Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja, e njohur ndryshe si BSA, do të përcaktonte fushat e veprimit për trupat amerikane në Afganistan pas këtij viti. Zoti Karzai ka qenë një aleat i Shteteve të Bashkuara për më shumë se një dekadë – por gjatë ditëve të fundit të presidencës së tij, ai ka patur mosmarrëveshje me Uashingtonin mbi disa çështje, duke përfshirë nënshkrimin e marrëveshjes. Korespondenti i Zërit të Amerikës Kokab Farshori analizon arsyet e refuzimit nga presidenti afgan.

Trupat luftarake amerikane po tërhiqen nga Afganistani siç është planifikuar. Por pjesa tjetër e planit – për të lënë disa forca amerikane dhe të NATO-s për trajnim dhe misione paqeruajtëse - është ende e paqartë.
Qeveria afgane deri tani ka refuzuar të nënshkruajë një Marrëveshje Dypalëshe Sigurie. Zyra e presidentit Hamid Karzai thotë se ai kërkon siguri nga Shtetet e Bashkuara që afganët do të luajnë një rol kyç në bisedimet e paqes me talebanët dhe për të ndaluar bastisjet gjatë natës në shtëpitë afgane.
Asnjëra nga arsyet nuk është legjitime, thotë Peter Tomsen, një ish i dërguar amerikan në Afghanistan.

“Mendoj se është një fasadë, se ai e di se Shtetet e Bashkuara nuk mund ta bëjnë Pakistanin të detyrojë talebanët që të negociojnë ndershmërisht. Për sa i përket bastisjeve gjatë natës, kemi bërë aq sa kemi mundur.”

Scott Smith, me Institutin Amerikan të Paqes në Uashington e sheh ndryshe motivimin e zotit Karzai.

“Ai ka patur disa pakënaqësi që për të janë të vërteta dhe të instiktive. Një prej tyre është ajo që ai e sheh si shkelje të sovranitetit. Bastisjet e shtëpive, viktima civile nga forcat ushtarake ndërkombëtare. Mendoj se pjesë e shpjegimit të qëndrimit të tij për marrëveshjen është se ai ndihet si i lënë mënajnë për këtë çështje, pavarësisht faktit se ai ka tërhequr vazhdimisht vëmendje ndaj saj.”

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Akmal Dawi ishte në Afganistan kohët e fundit, duke intervistuar kandidatë kryesorë presidencialë për zgjedhjet e ardhshme dhe për të analizuar qëndrimin e afganëve.

“Perceptohet gjerësisht se kjo marrëveshje është e rëndësishme për të ardhmen e Afganistanit. Se pas vitit 2014, vetëm forcat afgane, pa mbështetje ndërkombëtare, nuk do të jenë në gjendje të largojnë kryengritësit. Kjo është arsyeja pse ata besojnë se nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe dhe gjithashtu një tjetër marrëveshje me NATO-n do të siguronte të ardhmen e Afganistanit nga një rrezik i mundshëm taleban.”

Por nëse kjo marrëveshje është kaq e rëndësishme për popullin afgan, përse, atëhere nuk e ka nënshkruar presidenti Karzai?

“Ai u ngrit deri në nivelin e udhëheqjes nga Shtetet e Bashkuara. Dhe Afganët i shohin negativisht udhëheqësit e zgjedhur nga të huajt. Pra, ai e ka këtë imazh në një kohë kur po largohet nga detyra, dhe ai dëshiron të shkëputet nga ai.”

Ekspertë të tjerë besojnë se presidenti Karzai po e kundërshton marrëveshjen në mënyrë që të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm në vendimarrje.

“Marrëveshja e sigurisë është gjëja e fundit që ai mund t’i ofrojë Shteteve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar. Kështu që, në një farë mënyre, në se e nënshkruan atë, ai nënshkruan dorëheqjen nga presidenca. Dhe mendoj se ai dëshiron ta mbajë presidencën sa mç gjatë që të jetë e mundur.”
Shumë ekspertë janë të sigurtë se një marrëveshje mes Uashingtonit dhe Kabulit do të nënshkruhet. Nëse nuk do të nënshkruhet nga kjo qeveri afgane, atëhere do të bëhet nga tjetra.
XS
SM
MD
LG