Lidhje

Radarët, avioni malajzian,ka fluturuar qindra kilometra në perëndim


Ushtria malajziane tha se ka të dhëna nga radarët, se avioni Boeing me numër fluturimi 777 kishte fluturuar qindra kilometra në perëndim të Ngushticës Malacca. Këto koordinata janë shumë larg vendit të fundit që kishin njoftuar autoritetet civile, si dhe larg koordinatave të paracaktuara për itinerarin Kuala Lumpur-Pekin të avionit. Ndërkohë, Interpoli dhe policia malajziane thonë se dy pasagjerët që përdorën pasaportat e vjedhura për të hyrë në bordin e avionit të zhdukur, nuk duket se kanë lidhje me terrorizmin.

Sekreari i Përgjithshëm i Interpolit, Donald Noble, thotë se zhdukja e aeroplanit malajzian nuk duket se ka lidhje me terorizmin. Ai thotë se informacioni i ri mbi dy burrat iranianë që përdorën pasaportat e vjedhura për të hyrë në bordin e aeroplanit, i zvogëlon mundësitë e zhdukjes së aeroplanit si rezultat i terrorizmit.
Interpoli ka publikuar fotot e dy të rinjëve që hypin në aeroplan në të njëjtën kohë. Ata janë identifikuar si Pouri Nourmohammadi 19 vjeçar dhe Delavar Seyedmohammmaderza, 29 vjeç.
Inspektori i policisë, Gjenerali Khalid Tan Sri tha se 19 vjeçari iranian, i identifikuar si Pouria Nour Mohammad Mehrdad, mesa duket po përpiqej të imigronte drejt Gjermanisë.

“Kemi identifikuar njërin prej tyre. Ai është një 19 vjeçar iranian. Kemi zhvilluar hetime rreth tij dhe kemi kontaktuar organe të tjera ndërkombëtare të rendit lidhur me profilin e tij dhe besojmë se nuk ka të ngjarë të jetë pjesë e ndonjë grupi terrorist. Besojmë se ai po përpiqej të imigronte drejt Gjermanisë.”

Identiteti i burrit tjetër ende po hetohet. Por gjetjet e fundit zvogëlojnë mundësitë se ata po bashkëpunonin si pjesë e një komploti terrorist.

Nuk është gjetur asnjë gjurmë që kur aeroplanit Boeing 777 u zhduk nga radarët të shtunën, rreth një orë pas nisja nga Kuala Lumpur, pa lëshuar asnjë sinjala emergjence.
Kërkimet u zgjeruan të martën ndërkohë që të afërmit e 239 udhëtarëve në bordin e aeroplanit po përgatiten të përballen me lajmin e hidhur.

“Ku gjendet ky aeroplan? Çfarë përpjekjesh po bëhen për gjetjen e mbetjeve nga aeroplani? Po nëse aeropani është rrëmbyer, si do ta trajtojnë këtë situatë? Mendoj se të gjithë të afërmit kanë po këto pyetje. E di që po bëjnë ç’mos për gjetjen e aeroplanit dhe jemi mirënjohës për përpjekjet”, thotë zonja Wang që ka të afërm në avionin e zhdukur.

Rreth dy të treat e pasagjerëve janë shtetas kinez dhe pjesa tjetër nga vende të tjera aziatike, nga Evropa dhe Amerika e Veriut.

Dhjetëra anije dhe aeroplanë që po kryejnë kërkime nuk kanë arritur të gjejnë asgjë, pas njoftimeve të mëparshme për mbetje të mundëshme apo gjurmë nafte në det.

Zona e kërkimit është zgjeruar në një rreze prej 185 kilometrash nga vendi ku aeroplani u zhduk dhe përtej rrugës që pritej të bënte.

Zyrtarët malajzianë po shqyrtojnë një numër skenarësh të mundëshëm që mund të kenë çuar në zhdukjen e aeroplanit që shkonte për në Pekin. Mes skenarëve të mundëshëm përfshihen shpërthimi, rrëmbimi, gabimi i pilotit apo defekti mekanik.
Boeingu 777 është një aeroplan i njohur për historinë pa aksidente. Incidenti i fundit i këtij modeli ishte në vitin 2013 në aeroportin e San Franciscos me një fluturim të linjës Asiana. Tre njerëz humbën jetën. Për këtë incident dyshohet se piloti kishte gabur në uljen e aeroplanit.
XS
SM
MD
LG