Lidhje

SHBA, Holder mbështet uljen e dënimit për vepra që lidhen me drogën


Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara mbështeti një propozim për uljen e dënimit me burgim për disa vepra kriminale që lidhen me drogën.

Zoti Eric Holder dëshmoi sot para një komisioni në mbështetje të propozimit për uljen e dënimit të trafikantëve të drogës të dënuar nga gjykatat federale.

Propozimi, nëse vihet në jetë, do të çonte në uljen e numrit të burgosurve me 6.550 persona gjatë pesë viteve të ardhshme. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të burgosuve në botë me mbi 215 mijë vetë.

Në një dëshmi të publikuar dje, zoti Holder tha se numri i lartë i të burgosurve nuk është vetëm financiarisht i papërballueshëm por shoqërohet me kosto të pallogaritshme morale dhe humanitare.
XS
SM
MD
LG