Lidhje

Kosovë, nënshkruhet kontrata e punës


Në Kosovë, qeveria dhe përfaqësuesit e punëtorëve e të bizneseve nënshkruan kontratën kolektive, një dokument që synon rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit. Dokumenti që nga një pjesë e nënshkruesve u cilësua si “kushtetutë e punëtorëve”, rregullon themelimin i marrëdhënies së punës, pagat, oraret e pushimeve, kompensimet dhe të drejtat e detyrimet e palëve. Ai pritet të ushtrojë ndikim në përmirësimin e gjendjes së punëtorëve, posaçërisht në sektorin privat. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.

XS
SM
MD
LG