Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 19 mars?


Giovanni da Verrazzano
Giovanni da Verrazzano
1524 - Giovanni da Verrazano, eksplorues për Francën, zbarkon në brigjet amerikane, territor që do të quhej Karolina, nga fjala latine për Charles, Karl (Carolus), për nder të Mbretit Çarls I i Anglisë, i cili caktoi fonde për kolonizimin e rajonit në vitin 1629).

1571 - Trupat spanjolle hyjnë në Manila, Filipine.

1628 – Anglezët themelojnë koloninë Massachusetts.

1644 - 200 anëtarë të familjes perandorake të Pekinit kryejnë vetëvrasje si shprehje të besnikërisë ndaj perandorit.

1721 – Vdiq në Romë Klementi XI, Papë nga 1700 – 1721, lindur në Urbino si Giovanni Francesco Albani më 23 korrik 1649. Albani, rridhte nga një familje fisnike shqiptare, që kishte emigruar në Itali pas vdekje së Gjergj Katstriotit – Skenderbeu; Gjon Fran Shqiptari studio teologji e jurisprudence; shërbeu si guvernator rradhazi në disa qytete italiane; u bë kardinal në vitin 1690; ai zgjodh Papë më 1700. Klementi XI ishte mbrojtës i arteve dhe shkencës; mirëbërës i madh i Bibliotekës së Vatikanit; autorizoi gërmimet arkeologjike në katakombet romake. Gjatë mbretërimit të tij si Papë, në vendbanimet arbëreshe në Itali u hapën shkolla e kolegje shqipe; në Lezhë u organizua "Kuvendi i Arbërit"; në mbarë trojet shqiptare u autorizua "Ilirium Sacrum" (studim i kulturës, demografisë, dhe gjendjes së fesë), të hedhura në mbi 5000 faqe të ndara në disa vëllime - një nga burimet kryesore në fushën e albanologjisë.

1821 – Lindi Richard Francis Burton, ekplorues britanik, gjeograf, përkthyes, shkrimtar, ushtarak, orientalist, hartograf, etnolog, agjent zbulimi, gjuhëtar, poet dhe diplomat. Burton ishte i njohur për udhëtimet e tij dhe eksplorime në thellësi të Azisë, Afrikës dhe Amerikës, si dhe për njohuritë e tij të jashtëzakonshme të gjuhëve dhe kulturave; ai fliste 29 gjuhë evropiane, aziatike dhe afrikane. Ndër arritjet më të njohura të Burtonit përfshihen udhëtimi në Mekë, një përkthim në anglisht i përrallave Netët Arabe ose "1001 Netët", si dhe botimin e Kama Sutras në gjuhën angleze.

The Forefather nga Richard Francis Burton
(shqipërim)

Paraardhësi,

Këtu në këtë han fshati,
Shtrirë në shtratin e butë,
Vërshimin e ushtrisë ndjej
Që gjëmon në kokën time.

Pse, në këtë vend të qetë,
Ku vetëm heshtja dëgjohet
Gjaku për luftë nxitet -
Nga konflikte trazohet?

Jashtë, natë e bekuar
Aromë pishash, e yje;
Brenda, gjendje e rëndë,
Mjekoj plagët e ditës.

E çuditshme,- por jam rob
I agonive epike;
Rrëmuja e turmës së shkuar
Vjen për mua si fllad.

Më shpie në kohët e herëshme
Kur paraardhësi im i zymtë,
Në ndonjë ferr kasaphanë qëndron
Me vështrimin në errësirë humbur;

Dhe unë, gjithmonë kam ndjekur
Si pëllumbi udhën e paqes,
Në ditët e qeta, kur ai s'është më,
Kaplohem nga shpirti i tij i ndezur.

Nuk them të drejtën:
Gënjej, stresi i largët më nxit,
Ndërsa vala e zjarrtë e ushtrive
Nxehtësi çliron përmes zemrës time.


1945 - Adolf Hitlerit nëshkruan dekretin që urdhëron shkatërrimin e të gjitha fabrikave gjermane.

1965 – Portreti "Titus" nga Rembrandt shitet 4 milionë 500 mijë dollarë, çmim rekord për atë kohë. Titus ishte djali i vetëm i piktorit, mes 4 fëmijëve, i mbijetuar deri në moshët rritur. Rembrandt e realizoi portretin në vitin 1660, kur Titus ishte 19 vjeç - ai paraqitet i veshur si murg.

Mendim i ditës
"Sa më shumë e studioj fenë aq më shumë bindem se njeriu nuk ka adhuruar gjë tjetër, veç vetes”.
Richard Francis Burton
XS
SM
MD
LG