Lidhje

Sanksionet ruse ndaj SHBA? Jo tani për tani


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se tani për tani, Rusia nuk do të verë në zbatim sanksionet ndaj Shteteve të Bashkuara në përgjigje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë mbi krizën Ukrainë.

Njoftimi erdhi pasi Dhoma e Lartë e parlamentit rus votoi njëzëri të premten për të përfshirë rajonin e Krimesë në Rusi . Dhoma e Ulët e miratoi traktatin të enjten, vetëm katër ditë pasi banorët e Krimesë votuan në një referendum për t’u shkëputur nga Ukraina dhe për t’u bashkuar me Rusinë . Presidenti Putin dhe udhëheqësit e Krimesë e nënshkruan traktatin të martën.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki - moon u takua sot me presidentin në detyrë të Ukrainës , Oleksandr Turchynov , dhe kryeministrin Arseniy Yatsenyuk në Kiev për bisedime mbi zgjidhjen e krizës. Të enjten, zoti Ban u takua me Presidentin Putin dhe ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë . Zoti Ban tha se ai i kërkoi udhëheqësit rus të parandalojë " ndonjë incident të pa paramenduar" në ose pranë Ukrainës që mund të përkeqësonte tensionet në rajonin e paqëndrueshëm .

Të enjten , Presidenti amerikan Barak Obama njoftoi sanksione të mëtejshme kundër Rusisë . Duke folur në Shtëpinë e Bardhë , zoti Obama tha se po penalizonte më shumë individë dhe një bankë të përfshirë në pushtimin nga Rusia të gadishullit të Detit të Zi. Më parë , Shtetet e Bashkuara kufizuan udhëtimet dhe aktivitetin ekonomik të disa rusëve të përfshirë në marrjen e kontrollit të Krimesë.
XS
SM
MD
LG