Lidhje

Presidenti Obama flet për ekonominë në fjalimin e përjavshëm


Presidenti Barack Obama thotë se ekonomia duhet të shpërblejë punën e të gjithë amerikanëve, përfshirë gratë.
Në fjalimin e tij të përjavshëm, Presidenti Obama tha sot se numri i grave që sigurojnë jetesën për familjet e tyre është më i madh se kurrë më parë, megjithatë gratë ende marrin mesatarisht 77 cent për çdo dollar që fitojnë burrat.
Zoti Obama i bëri thirrje Kongresit që të garantojë barazi në pagesën e grave me burrat, si edhe leje të paguar për t’u kujdesur për fëmijët ose prindërit. Presidenti Obama tha se “asnjë grua që punon me kohë të plotë nuk duhet t’i rrisë fëmijët e vet në varfëri”.
Në fjalimin e republikanëve, guvernatori i shtetit të Miçiganit, Rick Snyder foli për rimëkëmbjen ekonomike që po ndodh në shtete me guvernatorë republikanë.
XS
SM
MD
LG