Lidhje

Turqia rrëzon një aeroplan luftarak sirian


Luftime mes kryengritësve sirianë dhe trupave qeveritare pranë kufirit turk

Turqia ka hapur zjarr dhe rrëzuar një avion luftarak sirian gjatë luftimeve mes kryengritësve sirianë dhe trupave qeveritare pranë kufirit.
Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan thotë se avioni sirian shkeli hapërsirën ajrore turke. Televizioni shtetëror sirian thotë se avioni po ndiqte kryengritës në territor sirian.
Një burim i ushtrisë siriane tha se piloti arriti të hidhej nga avioni me parashutë. Një zëdhënës i ushtrisë e përshkroi veprimin turk si “agresion të hapur”.
Zoti Erdogan paralajmëroi Sirinë se “reagimi do të jetë i ashpër”, nëse dhunon hapësirën ajrore të Turqisë.
XS
SM
MD
LG