Lidhje

Policia shqiptare arreston dy iranianë me pasaporta të fallsifikuara


Policia

Policia

Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli dhe u kapën disa ditë më parë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”

Policia shqiptare bëri sot të ditur për mediat se ka arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit dy shtetas iranianë me pasaporta të falsifikuara izraelite.

Ata ishin shpallur nga Interpoli në kërkim ndërkombëtar dhe u kapën disa ditë më parë në aeroportin e Rinasit. Burime policore bënë me dije se dy të kërkuarit, kishin udhëtuar nga Tajlanda në Maljazi me pasaporta iraniane - deri në Nepal. Aty kishin blerë dy pasaporta izraelite false për të udhëtuar në Turqi dhe më pas në Shqipëri, ku u arrestuan për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Sipas të njëjtave burime policore jozyrtare, prokuroria po heton mbi përfshirjen e mundshme të tyre në akte terroriste. Megjithatë, policia shqiptare i ka arrestuar ata si të kërkuar nga një shtet tjetër, pohojnë burimet, dhe kjo, sipas rregullave të bashkëpunimit, është më shumë një çështje e Interpolit se sa një procedurë shqiptare.
XS
SM
MD
LG