Lidhje

Histori: Çfare ka ndodhur me 30 mars?

  • Astrit Lulushi

Historical map of the Balkans around 582 - 612 AD

Historical map of the Balkans around 582 - 612 AD

598 - Dyndje në Iliri: Avarët heqin rrethimin ndaj fortesës bizantine të Tomis (Kostancë, Rumani e sotme). Udhëheqësi i tyre Bayan tërhiqet në veri të lumit Danub - ofensiva do të vonohej nga një epidemi murtaje që kishte pllakosur forcat avaro - sllave. Bayan ishte Khagan, por u paraqit avar për të fituar të drejtën e tokës në perandorinë lindore romake. Nga viti 562 – 602, në krye të një grupi fisesh avare, bullgare, slave (të njohur historikisht se pseudo-avarë), Bayan u vendos në Mezi, Thraki, Maqedoni, Greqi, Epir Iliri. Pas kësaj, rajoni do të mbulohej nga një heshje, Mesjeta e errët, nga do të dilte pas disa shekujsh me demografi krejt të ndryshuar.

1282 – Kryengritje për pavarësi shpërthen në Palermo, Itali, dhe u perhap në mbarë Sicilinë. Populli ngriti krye kundër mbretit anzhuin Çarls I, duke masakruar thuajse të gjithë banorët francezë në ishull.

1432 – Lindi Mehmet Pushtuesi, sulltan Osman (1451 – 1481). Kujtohet edhe për thirrjen e famëshme; “Më në fund Evropa dhe Azia janë të mijat. Mjerë Krishtërimi që humbi shpatën dhe mburojën", kur Skënderbeu vdiq më 17 janar 1468.

1778 – Në Francë, dramaturgu Voltaire nderohet me kurorën e dafinës. Ai ishte shkrimtar, Iluminist, historian, filozof, poet, i njohur për zgjuarsi, sulme ndaj institucionit të Kishës, dhe mbrojtës i lirisë së fesë, lirisë së shprehjes, për ndarjen e kishës nga shteti. Voltaire ishte shkrimtar me shumë dhunti, duke prodhuar vepra në çdo formë letrare: drama, poezi, romane, ese, veprave historike dhe shkencore. Volteri shkroi më shumë se 2.000 libra dhe pamflete dhe la pas mbi epistolar prej 20-mijë letrash, të përmbledhura, më 1964, në 102 vëllime.

1814 – Forcat evropiane në alencë kundër Napoleonit marshojnë triumfalisht në Paris duke i dhënë fund mbizotërimit francez në Evropë.

1841 – Bankieri zviceran Jean - Gabriel Eynard dhe Georgios Stavro themelojnë në Athinë, Bankën Kombëtare të Greqisë; 50% e të ardhurave të kësaj banke vijnë nga operacionet në Greqi, plotësuar me 35% nga Turqia dhe 15% nga Evropa Juglindore. Në treguesin e shkëmbimit të aksioneve në Nju Jork (NYSE), banka kombëtare greke shënohet si ATHEX.

1842 – Anesthezia me eter përdoret për here të pare në kirurgji nga një mjek amerikan.

1855 – Zanafilla e Luftës Civile Amerikane: Në zgjedhjet e para territoriale në Kansas, 5 mijë persona të ashtuquajtur “rufianë kufitarë" nga Missuri perëndimor ndërhyjnë dhe detyrojnë zgjedhjen e një legjislature pro-skllavërisë. Megjithëse numri i fletëve të hedhura në kutitë e votimit ishte më i madh se numri i njerëzve me të drejtë vote, guvernatori i territorit, me ngurrim, i pranoi zgjedhjet si të rregullta për të shmangur gjakderdhjen.

1856 – Nëshkruhet Traktati i Parisit që detyroi Rusinë ta njohë gadishullin e Krimesë si rajon neutral. Me mënjanimin e Rusisë, Britania mbetet fuqia kryesore në lindje të Mesdheut, dhe Franca e vetmja fuqi mbizotëruese në Evropë.

1867 – Amerika bleu Alaskën nga Rusia për 7 milionë e 200 mijë dollarë ( 4.19 $ për 1 km ²). Sekretari i Shtetit William H. Seward nëshkroi dokumentin e blerjes. Pa njohur vlerat e Alaskës, disa anëtarë të Kongresit dhe gazetarë me cinizëm thanë se “Amerika kishte paguar 7 milionë dollarë për një frigorifer”. Sot, ekonomia e Alaskës mbizotërohet nga burimet të naftës, gazit natyror, dhe industria e peshkimit - Turizmi është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë.

1945 - Lufta e Dytë Botërore: Trupat e Bashkimit Sovjetik pushtojnë Austrinë dhe të marrin Vjenën; forcat polake dhe sovjetike çlirojnë Gdanskun në Poloni.

1981 - Presidenti Ronald Reagan plagoset gjatë një atentati në Washington DC, dy persona të tjerë u plagosën. Atentatori u kap; John Warnock Hinckley, i Riu (lindur më 29 maj 1955) u përpoq të vriste presidentin, në përpjekje për t’i bërë përshtypje aktores Jodie Foster që ai simpatizonte. Hinkli u gjet i pafajshëm për shkak të çmendurisë dhe u vendos nën kujdes psikiatrik.
Ronald Wilson Reagan shërbeu si Presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara (1981-1989). Ai kishte qenë Guvernator Kalifornisë (1967-1975) dhe para kësaj aktor radioje, filmi dhe televizioni. Lindur në Tampiko, Illinois dhe rritur në Dixon, Reagan studjoi në kolegjin Eureka për ekonomi dhe sociologji. Pas diplomimit, ai shkon së pari të Iowa për të punuar si spiker në radio dhe në vitin 1937 vendoset në Los Angeles ku filloi karrierë si aktor. Reagan shërbeu si president i Shoqatës së Aktorëve të Filmit dhe më pas zëdhënës për General Electric (GE).
Fillimisht anëtar i Partisë Demokrate, pozita e tij u zhvendosur djathtas në vitet 1950, dhe përfundimisht kaloi në Partinë Republikane në vitin 1962. Reagan u bë president pas fitores në zgjedhjet e vitit 1980, ndaj presidentit Xhimi Karter. Si president, politika e tij ekonomike, e quajtur "Reaganomics", mbështeti uljen e taksave për të nxitur rritjen ekonomike, kontrolloi emetimin e parasë për të ulur inflacionin, liberalizoi ekonominë duke hequr rregullat e tepruara, dhe pakësoi shpenzimet qeveritare.
Në mandatin e tij të parë, Reagan mbijetoi një përjekje për vrasje, mbajti qëndrim të ashpër ndaj sindikatave, shpalli luftë të re kundër drogave, dhe urdhëroi pushtimin e Grenadës. Në vitin 1984 rizgjidhet president me shumicë votash, dhe shpalli fitoren duke thënë "Eshtë Mëngjes në Amerikë".
Mandati i tij i dytë si president mbizotërohet nga politika e jashtme; përfundimi i Luftës së Ftohtë, bombardimet më 1986 në Libi, dhe zbulimi i çështjes Iran-Contra. Duke e quajtur publikisht Bashkimin Sovjetik "perandori të së keqes”, Reagan mbështeti lëvizjet anti - komuniste në mbarë botën duke zevendësuar strategjinë e përmbajtjes me garën e armatime. Ai negocioi me Sekretarin e Përgjithshme sovjetik Mikhail Gorbachev, duke arritur traktatin për zvogëlimin e arsenaleve bërthamore të dy vendeve.
Reagan la postin në vitin 1989. Në vitin 1994, u njoftua se ai ishte diagnostikuar me sëmundjen Alzheimer. Ronald Reagan vdiq dhjetë vjet më vonë në moshën 93 vjeçare. Ikonë e konservatorizmit politik, Reagan renditet mjaft lartë në sondazhet e opinionit publik mbi presidentët – atij i jepet merita për rilindjen ideologjike të së djathtës amerikane.

Mendim i ditës
"Nëntë fjalët më të tmerrshme në gjuhën angleze: "Unë jam nga qeveria, jam këtu për të ndihmuar."
Ronald Reagan
XS
SM
MD
LG