Lidhje

Tre të vrarë në Fort Hood të Teksasit


Autoritetet amerikane të rendit thonë se një person i armatosur hapi dje zjarr në bazën e ushtrisë amerikane në Fort Hood të Teksasit, duke lënë të vrarë të paktën tre vetë, para se të vriste veten. Deri në 14 të tjerë u plagosën.

Presidenti Barak Obama, në komentet në Çikago, shprehu ngushëllimet e tij duke thënë “na pikëllon shumë fakti që një tragjedi e tillë është përsëritur”. Ai i cilësoi të plagosurit dhe familjet e tyre si njerëz që “kanë sakrifikuar shumë për lirinë” dhe tha se gjendja në bazë nuk është krejt e qartë. “Ne po e ndjekim situatën me vëmendje” tha ai.
Zyrtarët në këtë bazë konfirmuan se ka pasur të shtëna me armë, pasi e publikuan së pari njoftimin përmes medias sociale.

Pak pasi u njoftua incidenti me armë zjarri, stacionet televizive transmetuan pamje të helikopterëve që fluturonin mbi bazë, ndërkohë që në tokë zhvillonte kontrolle policia ushtarake. Po ashtu ishte mobilizuar edhe policia lokale e cila po kontrollonte makinat dhe kishte bllokuar zonën përreth bazës që ndodhet në jug të qytetit Waco.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG